E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrojtja nga alergjite

Shume persona vuajne nga ndonje intolerance lidhur me ushqimet detergjentet metalet kafshet. Ja cila eshte menyra per te zbuluar se cfare na ben keq dhe se si mund te veprojme ne te tilla raste

Ne nje darke mund te ftosh shume persona dhe kjo eshte normale apo jo Megjithate ka gjasa qe mbremja mes miqsh te kthehet ne nje melodrame sepse te gjithe vuajne nga nje intolerance dikush eshte alergjik ndaj peshkut dikush tjeter nga vera nje tjeter ndaj qumeshtit e keshtu me radhe. Mos u cudisni nga ky fakt. Sipas te dhenave te fundit te epidemiologeve llogaritet qe 20-25 per qind e popullsise vuan nga ndonje forme e alergjise ose intolerances. Por si mund ta kuptojme qe nje ushqim na ben keq dhe duhet ta shmangim

Kur ushqimi eshte armik

Alergji ushqimore intolerance apo dhembje barku Ne kete pike krijohet shume konfuzion. Shume persona ne fakt ia atribuojne nje alergjie simptomat qe nuk arrijne ti shpjegojne ne tjeter menyre. Megjithate alergjiket e vertete jane relativisht te pakte ne numer 2-4 per qind e femijeve dhe rreth 2 per qind e te rriturve. Ushqimet e para qe krijojne alergji jane veza qumeshti peshku kikiriket gocat e detit lajthite soja dhe gruri. Ndonjehere substancat perberese mund te mos jene te deklaruara mbi artikullin e prodhuar dhe keshtu eshte e veshtire per tu shmangur. Per shembull embelsirat mund te permbajne susam kikirik lajthi ose bajame. Disa proteina mund te perdoren si perberes shtese ne disa produkte te ndryshme. Ne kete rast kujdes te vecante duhet te tregojne personat qe vuajne nga alergjite respiratore per ta probabiliteti per te qene viktima te ushqimit eshte me i madh se mesatarja. Per shembull kush eshte alergjik ndaj pjalmit te luleve nuk mund te konsumoje as pjeper dhe as banane kush reagon ndaj meshteknes nuk mund ta duroje peshkun.

Per ta diagnostikuar me sakte nje alergji ushqimore kur nuk ka simptoma te renda si shoku anafilaktik duhet identifikuar ushqimi ose nje sere ushqimesh te dyshuara qe eliminohen nga dieta per ti rikthyer serish me pas nje nga nje. Me vone kerkohet nje konfirmim permes testeve te lekures. Per te diagnostikuar alergjite ushqimore nevojitet nje ekspert i kesaj fushe. Rreziku qendron ne faktin se keto lloj alergjish mund te klasifikohen si alergji te patologjive te ndryshme si intolerance ndaj disa ushqimeve por edhe crregullime gastrointestinale si sindroma e zorres se ngacmuar ose psikosomatike. Alergologet e universitetit te Wurzburg ne Gjermani kane kryer nje studim te 400 paciente qe konsideroheshin alergjike. Pas rezultateve te analizave ata zbuluan se vetem gjysma e tyre vuante nga nje lloj alergjie. Ushqimet e zgjedhura ishin kryesisht fruta ose zarzavate arra dhe grure. Pacientet e marre ne studim shfaqnin simptoma te ndryshme nga urtikaria tek edema e crregullime gastrointestinale.

Shpesh here intolerancat ushqimore ngaterrohen me alergjite. Intolerancat nuk e perfshijne sistemin imunitar por i detyrohen mungeses se nje enzime te bashkelindur ose te mesuar qe arrin ta shnderroje nje molekule ne nje tjeter dhe gjithmone jane me pak te rrezikshme shpjegon nje studiues. Intolerancat me te perhapura jane ato ndaj laktozes sheqerit te qumeshtit glutenit disa konservuesve dhe shtesave ushqimore si sulfitet qe jane te pranishme te vera dhe pijet e tjera alkoolike. Prej disa vjetesh per vererat ne shishe eshte bere e detyrueshme qe te publikohet prania e sulfiteve ne etikete sepse mund te japin reaksione te rrezikshme te tipit astmatik ose kardiovaskulare me ulje te presionit.

Per fat te keq intolerancat kane filluar te jene shume ne mode por jane te pakta ato qe mund te diagnostikohen ne menyre rigoroze thote nje alergologe. lsquoModa e intolerances eshte teper e rrezikshme sidomos per subjektet qe jane vertet alergjike. Nese ne nje shkolle ka femije qe jane alergjine ndaj qumeshtit dhe vezes eshte e lehte ti dallosh por nese ka te tjere qe pohojne se kane bere testin dhe thone se jane intolerante ndaj domates fasuleve spinaqit rrezikojne te menjanojne personat te cilet vuajne vertet nga alergjia duke vene ne rrezik shendetin e tyre.

Kur rreziku gjendet ne ajer

Numri i patologjive respiratore vazhdon te rritet gje qe perben edhe pjesen me te madhe te alergjive. Ne vitin 2020 50 per qind e femijeve do te vuajne nga rrufa alergjike thote nje alergolog. Tani kemi arritur ne 25 per qind dhe tendenca e rritjes eshte e larte me shume per rrufen sesa per astmen. Papastertite tymi ndotja apo grimcat e pluhurave ne shtepi mund te jene shqetesime serioze per alergjine. Mjeket rekomandojne kujdes ndaj alergjive te tilla pasi ato mund te cojne ne astme ne bllokim te sistemit te frymemarrjes e ndonjehere edhe ne humbje jete. Teshtimat e shpeshta shenjat e kuqe ne lekure ne forme hartash kruajtjet e tyre te padurueshme dhe rendim te frymemarrjes keto jane shenjat e nje personi alergjik. Nuk rekomandohet qendrimi ne ambiente te hapura. Pluhurat e shtepise duhet te merren me pecete te lagur duhen shmangur vendet e pluhurosura ose e ecura ne rruge. Kur shenjat e alergjise rendohen pacienti duhet ti drejtohet menjehere mjekut specialist. Per fat te mire alergjite respiratore mund te diagnostikohen me nje lloj sigurie permes testeve te lekures per shembull patch test qe konsiston ne vendosjen e substancave te dyshuara ne nje zone te caktuar te lekures ne menyre qe te shihet reaksioni. Pastaj rezultatet konfirmohen me analizat e gjakut te cilat kerkoje antikorpe te vecanta. Ne vijim te diagnozes eshte i mundur vaksinimi sidomos ne rastet kur simptomat jane te renda dhe ndikojne ne cilesine e jeteses.

Vaksinat kane nje rol shume te rendesishem dhe ka pothuajse per te gjitha llojet e alergjive respiratore shpjegon alergologu. I vetmi problem eshte se terapia eshte shume e kushtueshme arrin deri ne 300 euro ne vit. Nje shifer kjo qe nuk mund te perballohet nga te gjithe njerezit.

Uje dhe jo sapun

Mes detergjenteve kremrave fondatines dhe parfumeve nje grua por edhe nje burre vendos cdo mengjes ne trup qindra substanca. Ketyre u shtohen edhe perberesit qe kane mbetur ne bizhuteri dhe rroba. Ky eshte nje sulm i heshtur qe e ngacmon lekuren cdo dite dhe e ben ate te reagoje ne menyre te pazakonte me kruarje skuqje enjtje dhe shfaqjen e disa pikave te vogla te kuqe. Sipas te dhenave te nje shoqerie dermatologjie 40 per qind e dermatiteve jo profesionale u detyrohen produkteve kozmetike ne 29 per qind te rasteve aksesoreve metalike ne 14 per qind te rasteve ilaceve dhe ne 9 per qind rrobave. Pacientet me keto patologji paraqiten shpesh te dermatologet. Ne pjesen me te madhe te rasteve pergjegjese jane produktet per lekuren kremrat hidratues kunder rrudhave detergjentet e ndryshem locionet e djerses te ndjekur me pas nga parfumet dhe produktet per floket.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›