Festivali i Filmit, çmimkarriere për XhuvaninQirjaqin e Fehmiun
DURRES- Ka nisur mbrëmë në Durrës Festivali Ndërkombëtar i Filmit Veror. Një eveniment artistik, ku veç shfaqjes së filmave do të ketë dhe një vlerësim të ikonave të kinemasë shqiptare. Në ceremoninë e hapjes në qytetin bregdetar, në orën 20:30 u bë nderimi me "Çmimin e Karrierës" për figurat e artit shqiptar: skenaristin Dhimitër Xhuvani, aktoren Tinka Kurti dhe aktorin Agim Qirjaqi. Aktiviteti organizohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në ambientet e Amfiteatrit Romak. Ceremonia u drejtua nga aktori Timo Flloko. Pas ndarjes së çmimeve në skenë u ngjit atasheu kulturor i Francës, i cili foli për kinemanë franceze dhe prezantimin e saj në Festivalin e Durrësit. Në program qe parashikuar shfaqja e filmit "La vie en rose", e regjisorit Oliver Dahan. Ky film është një premiere absolute për publikun shqiptar. Ky film ka marrë dy çmime "Oscar" në vitin 2007, për aktoren më të mirë Marion Cotillard dhe fitues i "Ariut të Artë" në Berlinale 2007.
Në Edicionin e tretë të Festivalit Ndërkombëtar Veror i Filmit (International Film Summerfest), në Teatrin “Aleksandër Mosiu” dhe amfiteatrin antik të qytetit do të shfaqen 10 produksione nga Hungaria, Belgjika, Franca, Serbia, Austria, Spanja, Holanda, etj. Filmat që do të shfaqen në seksionin “Vizione bashkëkohore”, më i rëndësishmi në Festival, do të konkurrojnë për çmimin e madh “Gladiatori i Artë”, si dhe për çmimet “Regjisori më i mirë” dhe dy aktorët më të mirë protagonistë. Nga konkurrimi i 7 filmave në seksionin Botë Ballkanike juria ndërkombëtare do të përzgjedhë fituesin e çmimit Filmi më i Mirë, ndërsa çmimi i Kritikës "Fipressci" përbën një risi të këtij festivali të kinemasë.
(s.g/GSH/BalkanWeb)