Uniformat, "sherr"mes drejtuesvetë policisë
TIRANE- Përplasje të forta në Drejtorinë e Policisë së Tiranës midis titullarëve të institucionit dhe shefave të logjistikës dhe rendit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Gazeta Shqiptare shkruan sot se shkak është bërë urdhëri i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, që cakton se punonjësit dhe oficerët e policisë që mbajnë uniformë duhet të paraqiten në punë civilë dhe t'i zhveshin në momentin që lënë shërbimin dhe kthehen në shtëpi.
Përfaqësues të policisë së Tiranës këmbëngulin se nuk ka garderoba përkatëse, por as vende për t'i vendosur ato në mënyrë që të vishen dhe zhvishen punonjësit sa herë vijnë apo ikin nga puna.
Veç komisariatit numër 5 të policisë në Kamëz që është ndërtim i ri, dhe ai i Kavajës që është i rikonstruktuar komisariatet numër 1,2,3,4, dhe 6 kanë probleme me hapësirën.
Një pikë mjaft delikate sipas pretendimit të ngritur nga përfaqësuesit e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka qenë mbajtja e pistoletave nga punonjësit dhe oficerët e policisë. Vetëm disa prej tyre kanë zyra dhe kasaforta ku të mund të mbajnë armën, kurse të tjerët do të detyrohen të vijnë në punë civilë me "pistoletë në brez" dhe të dalin nga puna po civilë të armatosur.
Policia e kryeqytetit i druhet faktit se rreth 1 mijë policë civilë të armatosur mund të ngatërrohen nga opinioni me elementë kriminalë që lëviznin me armë pa leje.
Gjithesesi pritet data 1 shtator për të parë sesi do veprohet dhe nëse titullarët e policive në qarqe dhe rrethe krahas morisë së detyrave që kanë a do të kryejnë edhe ndëshkimet administrative për policët që nuk zbatojnë urdhrin e kufizimit të mbajtjes së uniformës.
(e.n/GSH/BalkanWeb)