Librazhd/ Aksident, 1 i vdekur, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur në Librazhd, në fshatin e quajtur Qukës.
Një autoveturë tip "Opel", me targa TR 44 37 K, është përplasur me një kamion maqedonas, i drejtuar nga shtetasi Manico Ditroski. Nga përplasja mësohet se ka vdekur një person, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, dhe janë plagosur tre të tjerë, mes të cilëve edhe shoferi maqedonas.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.