Festivali i Gjirokastrës, deputojnë grupet e Kukësit
Krahas artistëve të rrethit të Kukësi, janë prezentuar në skenën e kalasë shumëshekullore të qytetit të Gjirokastrës, edhe hasjanët, tropojanët dhe prezentues nga Rafshi i Dukagjinit.
Treshja vokale Voka, Dida dhe Halilaj kanë nisur programin e tyre me këngën folklorike me motive liriko-erotike “Oi e miro”. Menjëherë pas kësaj kënge në plan të parë në skenën mbarëkombëtare të folkut kanë dalë djemtë me vallen e tyre të njohur tradicionale “krah me krah” dhe vajzat me vallen e tyre me motive lumjane.
Rapsodët në këtë anë kanë nam dhe pa këta nuk imagjinohet dot folklori i kësaj ane si frymëzim nga letërsia popullore. Ndaj dhe rapsodët Dida, Çela dhe Kovaçi kanë kënduar me përkushtim nga zemra, shpirti dhe zëri këngën “Bashkimi është forca e kombit” që në vet këngën bëhej fjalë për unifikimin kombëtar në ide si fuqi primare për të mirën e vet kombit.
Para se t’i linin skenën hasjanëve, grupi folklorik nga Kukësi është përshëndetur me një valle të kombinuar me motive riuale tradicionale. “Mymleqeti në kam asht çue” e interpretuar nga këngëtarët Hamit Kastrati dhe Përparim Brati që zërin e tyre e dëgjojnë me ëndje edhe në Kosovë i ka dhënë zjarr këngës me motive të shprehjes së revoltës ndaj pushtuesve.
Një pikë të rrallë pati edhe Zog Sheta që me bishnicë ekzekutoi një melodi baritore. Një treshe hasjane në përbërje të grupit të qarkut të Kukësit ka sjellur një kërcim karakteristik të burrave që me angazhim maksimal krijues popullor e kërcyen Dylber Geca, Ramadan Topaj dhe Luan Sadria.
Një tjeter valle karakteristike hasjane “Larja e pëlhurës” të shoqëruara me kavall nga Besnik Osmangecaj kanë prezentuar grupi i vajzave. Tropojanët, si treva më e thellë verilindore e Shqipërisë me një thesar të begatshëm folklori, këngëtarësh dhe valltarësh kanë nisur programin e tyre me “Këngë asjerrçe” që interpretohej nga Rustem Hoxha dhe të shoqëruar nga grupi i këngëtarëve.
Duke patur një pozicion të tillë gjeografik që përkufizohet me Kosovën dhe lidhje të afërta kulturore që ka, të gjakut dhe shpirtit, tropojanët kanë kënduar edhe këngë me motive bashkimi dhe jo ndarjeje, siç ishte deri më 1999, kur Kosova u çlirua.
Këngëtarët Ibrahim Muça, Agim Osmani dhe Eduard Muça kënduan këngën “Kurrë për jetë s’na ndan ma guri”, këngë kjo pikërisht për gurin a piramidën kufitare tashmë inekzistente, si më parë. Tjetër këngë me motive patriotike “Amanet vllazën shqiptar” është kënduar nga vëllezërit Zela, ndërsa më pas nga këngëtarët Kadri Mani, Mustafa Rama dhe Cen Vishaj nga Rrafshi i Dukagjinit është kënguar kënga me motive erotike “Boll e mirë e bardhë si pllumi”.
Tropojanët apo malësorët e Malësisë së Gjakovës kanë tradita dhe vlera edhe në valle të burrave që nuk mungoi as mbrëme në lartësinë dhe vjetërsinë e Kalasë së Gjirokastrës ku janë prezentuar burra nga zonat Gash, Bytyq dhe Krasniqe, derisa solist ishte Deli Metalia. Me intepretimin e këngëtares Bukurie Demiri dhe me kërcim të vajzave tropojane është përmbyllur prezantimi i grupit të fundit në kuadër të grupit të qarkut të Kukësit dhe nga Kalaja e Festivalit Folklorik Mbarëkombëtar janë larguar me përshtypje pozitive për ruajtjen e burimeve popullore.
Petrit Palushit, përgjegjës i zyrës së arsim-kulturës në këshillin e Qarkut të Kukësit është shprehur se “grupi i punës me ekspertë të kulturës ka bërë përzgjedhjen e më të talentuarëve për paraqitje dinjitoze pasi synojmë përfaqësim sa më të plotë të vlerave të kulturës popullorë të zonës”. Grupi nga Kukësi pati rreth 60 persona, prej të cilëve 48 valltarë e instrumentistë, ndërsa të tjerët këngëtarë.
Kastriot Shehdadi
Një mënurë të kënduari krejt orgjinale, dëshmi e periudhës pagane dhe perlë e traditës së lashtë shqiptare
Majekrahu kanga që don za burri. "Majekrahu" është një nga këngët më të vjetra të mbërritura në ditët tona me një orgjinalitet mahnitës si dëshmi e periudhës pagane dhe një perlë e traditës së lashtë shqiptare .Kjo mënyrë e lashtë të të kënduarit fillimisht ka qenë një element i zakonshëm komunikimi jo vetëm artistik i shqiptarëve të Veriut.
Ky mjet komunikimi artistik me fillimin e shekullit XX duket sikur nisi të zhdukej disi... së paku si funksion informativ dhe nisi të përdorej, këndohej më rrallë, aq rrallë sa tashmë është shumë e vështirë të gjesh një interpretues të zotin që të dijë të përcjellë jo vetëm emocionet, por edhe vetitë artistike të saj. Të fundit që e kanë përcjellë si trashëgim "majekrahun" kanë qenë Malësia e Madhe, me jehonën e rrethimeve të Shkodrës së shekullit XV, Malësia e Gjakovës me epokën heroike të Rilindjes, etj.
Në këtë të fundit, kryesisht në Rrethin e Tropojës, ekipe të ndryshëm ekspertësh të kulturës në ekspeditat e tyre në gjysmën e shekullit XX kanë fiksuar gjendjen reale të "majekrahut", kënga e cila në fundit e shekullit XX dhe fillimin e shekullit XXI ndodhet pothuajse në venitje. E me gjithë peripecitë dhe përpjekjet për të mos humbur, "majekrahu" jetoi dhe jeton ende, ndoshta jo si dikur, por si një jehonë e asaj kohe. Një nga bartësit e fundit të traditës së këngës "majekrahu" në Tropojë e ndoshta më gjerë është Isuf Nezir Zela, 60 vjeç, nga fshati Begaj. Në fushatën e përgatitjeve për Festivalin Folklorik të Gjirokastrës, Isufi ra në sy të specialistëve pikërisht me "majekrahut", i cili e ka kënduar për 40 vjet.
Ka nisur fillimisht nëpër dasma e më pas kur ra në sy për aftësitë e tij, u përzgjodh për ta kënduar edhe në kuadër të festivalit "Sofra Dardane" që zhvillohet në Tropojë. "Rreth 40 vjet e kam kënduar ‘majekrahun‘ nëpër dasma të Malësisë Gjakovës, nëpër miq", thotë Isufi, duke shtuar se e ka nisur që kur ishte 20 vjeç në odat e atëhershme. "Që fëmijë më ka tërhequr ‘majekrahu‘, por kjo lloj kange don za burri, nuk është e lehtë. Duke dëgjuar gjyshin që herët në fëmijëri dhe më pas babën, mendova se mund t‘ia dilja dhe këndova, aty njerëzit më thanë se kisha dalë mirë, madje dy-tre vetë i pashë që ishin përlotur", tregon me emocione Isufi fillimet e veta të interpretimit të ‘majekrahut‘.
Kjo është një pjesë shumë e veçantë interpretimi, ka një ritëm të caktuar të thirrjes me pasthirrmat jooo..., pooo... (në raste të tjera si dhe zona të tjera me pasthirrmat moreee,) me vendosjen e njërës dore te veshi, ndoshta si një interferencë gati hyjnore sugjestionuese që krijohet gjatë interpretimit. E pyes Isufin se sa e vjetër është kënga që do të këndojë në festival, e ai përgjigjet: "Me qindra vjet, e ka këndu baba im dhe gjyshi, unë e kam mbrritë gjyshin tim që ka këndue dhe më ka pasë thanë se e kishte dëgjue ‘majekrahun‘ prej babës dhe pre gjyshit të vet, si me ta thanë, me qindra vjet".
Ai shton se "majekrahu" i takon kohërave kur nuk ishin veglat muzikore dhe se nëpërmjet kësaj kënge njerëzit kanë përcjellë te të tjerët, te dëgjuesit informacion, kryesisht luftarak po që ka të bëjë me luftën dhe me ngjarje shumë të mëdha. Një varg i saj thotë: "Ali Ibra ka mbledhë ushtri, jooo, pooo...". "Majekrahu" ka tekste tepër të shkurtra, thjesht kumton një informacion të caktuar dhe shoqërohet me pasthirrmat që dramatizojnë ngjarjen dhe i japin asaj jehonën e së papërsëritshmes.
Njerëzit emocionohen aq shumë me "majekrahun" sa lotojnë në heshtje, në mënyrë të veçantë të vjetrit, që siç ka vërejtur një studiues, duke dëgjuar "majekrahun" njerëzit qajnë bëmat e tyre të konsumuara apo të munguara. Teksa flet për "majekrahun", Isufi bëhet serioz, tiparet e portretit të tij duket sikur natyra i ka gdhendur posaçërisht për këtë këngë kushtrim, për këtë element të rrallë folklorik, të trashëguar që nga kohërat antike. Rapsodi tregon se përveç kumtit të luftës, "majekrahu" përcjell edhe momentet solemne të dasmave, apo ngjarjeve të tjera të gëzueshme të njeriut, përfshi edhe përkujtimin e një të vrari në luftë apo një vdekjeje e ngjashme tragjike.
"‘Majekrahu‘ shënon hapjen e dasmës, shënon edhe kulmin e shfaqjes së dasmës apo të fejesës, për shembull kulmin e gëzimit kur hyn nusja në odë apo kur jepet dora e çikës (vajzës) nga babai, ku më pas njerëzit qesin edhe në pushkë" thotë Isufi, duke sjellë në kujtesë ceremonitë familjare malësore ku ai ka kënduar, apo ka luajtur "majekrahun".
Në familjen Zela në Begaj të Tropojës këndojnë edhe të tjerë, madje edhe në aktivitetin fundit, në përgatitjet për Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës ai këndon me vëllain e vet, Shabanin dhe nipin, Burimin. Duhet shënuar se përveç "majekrahut" ata këndojnë edhe këngë të tjera, pra gjini të tjera të këngës, kryesisht epike. Edhe në këto të fundit ndihet dhimbshëm jehona e shqetësimeve të kahershme shqiptare, bashkimi i kombit. Një këngë me të cilën Zelët konkurruan paraprakisht, përveç "majekrahut", ishte ajo me titull "Amanet vllazën shqiptarë", që ngrinte në kult vdekjen, luftën për lirinë e trojeve etnike. Në morinë e zhurmshme të muzikës që dëgjojmë çdo ditë, me imitime të bërtitjeve vajtuese të popujve të lindjes, në morinë muzikës ordinere që të gjen kudo në kafe, në furgon, në pazar..., "majekrahu" vjen e rrallë dhe e bukur si një perlë, e thjeshtë dhe dëshmuese si një relikte unike e jetës së të parëve tanë.