E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i II-të i Teatrove të Kukullave

Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona” organizon për herë të dytë Festivalin e Teatrove të Kukullave. Festivali mbahet prej datës 26 deri më 29 shtator të këtij viti.

Për dallim nga viti i kaluar, kur Festivali kishte karakter mbarëkombëtar, këtë vit “Dodona” është përkujdesur që pjesëmarrëse të jenë trupat e njohura jo vetëm nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe nga Kroacia, Bullgaria e Maqedonia.

“Festivali i sivjetmë do t’i befasojë të gjithë me risi, me shfaqje të llojllojshme, jo vetëm nga vendi, por edhe nga rajoni jonë i afërt. Prandaj, ejani të kënaqeni me shfaqjet e bukura”, thotë për Telegrafin regjisorja dhe aktorja e mirënjohur, Melihate Qena, e cila për fëmijët e ka edhe këtë porosi: “Fëmijë, ju lutem sillni prindërit e juaj në teatër”.

Festivali, i vetmi i këtij lloji në Kosovë, hapet më 26 shtator, ndërsa përfundon më datën 29 shtator. Organizimi bëhet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›