E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një album për Bekim Fehmiun

Ka dalë libri “Bekim në Bekimin” i publicistit Shaqir Foniqi, i cili është një album artistik për artistin e përmasave ndërkombëtare, Bekim Fehmiun.

Në libër janë përshirë tridhjetë poetë me dyzet vjersha kushtuar Bekim Fehmiut, pas vdekjes së tij tragjike më 15 qershor 2010. Përveç poezive janë botuar edhe njëzet fotografi si dhe filmografia e tij.

Libri është një version i shkurtuar i një monografie për të. Të gjitha vjershat e shkruara, sikur janë një bekim se kujtimi dhe respekti për Bekimin do të jenë të bekuara dhe të paharruara nga pesha e kohës.

Albumi fillon me dy poezi të Ali Podrimjës, pastaj të Agim Vincës, Musa Ramadanit, Çun Lajçit, Abdullah Zenelit, Sabit Rrustemit e kështu me radhë.

Libri ka tetëdhjetë faqe, e botoi “Prishtina Press”, kurse e mbështeti Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›