E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në shtetin e skipetarëve

Ekspozita më fotografi ‘Shteti i skipetarëve’ e autorëve Destan dhe Barbara Gashi është hapur të mërkurën në Vjenë të Austrisë. Dashamirët e artit kanë mbërritur atje për veprat e reja të Destan Gashit dhe për të parë fotografitë me pamje nga Kosova dhe Shqipëria.

Ekspozitën e ka hapur Sabri Kiçmari, ambasador i Republikës së Kosovës në Vjenë, i cili në fjalën e tij të hapjes e lavdëroi krijimtarinë e çiftit Gashi.

E pranishme në ekspozitë qe edhe Edith Mock, bashkëshorte e Alois Mock, i cili është ministër i punëve të jashtme në Austri.

Ekspozita me fotografi ‘Shteti i Skipetarëve’ sjell 22 fotografi me pamje nga Kosova e Shqipëria, të cilat tregojnë imazhet nga një botë që për njerëz të huaj është e panjohur, e lidhur me mite dhe legjenda.

Autorja e fotografive, Barbara Gashi, ka treguar se prej shumë kohësh ka pasur dëshirë për t’i treguar fotografitë e këtij regjioni, të cilat i ka bërë bashkë me Destanin e Guri Gashi gjatë udhëtimeve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›