Ndotja semundjet infektive jane trefishuar

Ndotja e mjedisit dhe mungesa e edukatës higjeno-sanitare në mjediset ku jetojmë dhe punojmë ka rritur ndjeshëm përhapjen e mikrobeve të rrezikshme. Edhe Shqipëria tashme ka nivel të barabartë mikrobial me vendet e tjera të rajonit dhe për pasojë sëmundjet infektive janë trefishuar.
Të dhënat janë bërë publike në konferencën e tretë kombëtare të mikrobiologjisë, nga Shefi i Shërbimit të Mikrobiologjisë pranë QSUT-së, Betim Byku.
"Shpeshtësia në disa infeksione si ato me transmetim seksual sikurse janë viralet si Hepatiti B, C por në veçanti e infeksionet spitalore mbeten një problem që kërkon manaxhim teknik, diagnostik, apo terapeutik"- tha Betim Byku, Shefi i Shërbimit të Mikrobiologjisë.
Një prej mikrobiologeve në karrierë, Fatri Gorica, nëpërmjet, Albanian Screen apelon për më shumë vëmendje nga ana e shoqërisë shqiptare, për tu perkujdesur me shumë për higjenën personale.
"Femrat, sidomos nënat duhet të tregojnë kujdes që në moshën fëminore të fëmijëve lidhur me edukatën sanitare. Mjedisi duhet mbajtur pastër, pasi në një mjedis të papastër zhvillohen kaq shumë mikrorganizma sa nuk mund t'i kapë mendja e njeriut"-shprehet Fatri Gorica, Mikrobiologe.
Sëmundjet seksualisht të trasmetueshme dhe viruset e llojeve të ndryshme vitet e fundit kanë gjetur përhapje të gjerë në vendin tonë, por fatkeqësisht jo të gjitha mikrobet mund të luftohen me medikamente. Ndaj në këtë konference u kërkuan me shumë kushte pune për të kryer kërkime në këtë fushë.
Julia Bardhushi