Festivali i Kanës ul siparin, ndahen çmimet
Në fjalën e tij pas marrjes së çmimit, regjisori Apichatpong Weerasethakul kujtoi viktimat e përleshjeve të fundit në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok. Me çmimin e Madh u vlerësua filmi “Of Gods and Men”, i regjisorit Havier Bevië.
Juria e kryesuar nga regjisori Tim Burton ndau edhe çmime të tjerë: Regjisori më i mirë u shpall Metju Amarlik me filmin “On Tour”, Li çang-dong fitoi çmimin e Skenaristit më të mirë në filmin “Poetry”, çmimi i Aktores më të mirë shkoi për Zhuliet Binok në filmin “Certified Copy”.
Italiani Elio Germano u shpall Aktori më i mirë në filmin “La Nostra Vita”, kurse çmimi i jurisë shkoi për filmin “A Screaming Man”, me regji të Mahamat-Saleh Haroun.