E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yje të pazëvendësueshëm!

Sipas studimit të bërë nga revista kinematografike Empire regjizorë të njohur të botës së kinematografisë punojnë vazhdimisht me të njëjtit artistë në filmat e tyre. Ja dyshet e pandara regjisor-aktor:

* John Ford-John Wayne (21 filma):

dyshja e cila ka realizuar pothuajse të gjithë filmat më të rëndësishëm kauboj, ka arritur majat me filmin e titulluar ''The Searchers''. Të njohur si kontradiktorë të mendimeve politike, dyshja e njohur u bë pjesë e pandarë e Hollivudit. Ndoshta dhe sekreti i suksesit të tyre bazohet në këtë lidhje: ata punuan bashkë për 24 vjet me radhë. Wayne i cili pati sukses edhe në filmat e regjisorit Howard Hawks fitoi çmimin Oskar me filmin e drejtuar nga Henry Hathaway.

* Akira Kurosawa-Toshiro Mifune (16 filma): Aktori i preferuar i regjisorit më të njohur japonez Akira Kurosavës ishte Toshiro Mifune. Dyshja e cila arriti majat me filmat “7 samuraj” ka punuar bashkë në 16 filma. Ndërkohë që aktori Mifune shprehet me fjalët “Jam krenar për filmat e bërë veçanërisht me Kurosaven”, regjisori legjendar shpreh magjepsjen ndaj aktorit me fjalët “është një talent i paparë”.

* Ingmar Bergman-Liv Ullmann (9 filma): ndërkohë që regjisori zviceran me aktorin kanë punuar bashkë në 9 filma, kjo lidhje e fortë e bëri Liv Ullmanin ‘një ikonë kulturore dhe feministe’. Dyshja e cila kaloi si një furtunë në vitet 70-të qëndroi gjatë në kujtesën e njerëzve me filmin e njohur të vitit 1973 “Scenes from a marriage - Skena nga një martesë”. Në vitet më pas edhe Ullman zuri vendin e regjisorit.

Dy legjenda përnjëherë
* Martin Scorsese-Robert de Niro (9 filma): regjisori i cili bëri të njohur Robert De Niron, Martin Scorsese, arriti të bënte me aktorin e famshëm filma të njohur si ''Shoferi i taksisë-Taxi Driver'', ''Demi i çmendur-Raging Bull'' dhe ''Miq të ngushtë-Good Fellas''. Dyshja e cila e ka fillimin e saj në vitet 1970 ka vazhduar lidhjen edhe në 9 filma të tjerë. Regjisori i cili njihet për ngritjen dhe bërjen e Robert De Niros një legjendë të kinematografisë botërore, vitet e fundit ka punuar pareshtur me aktorin e njohur Leonardo Di Caprio.

* George Cukor-Katharine Hepburn (8 filma): dyshja e cila pati një sukses të paparë me filmin ''Historia e Filadelfias -The Philadelphia Story'' arriti majat dhe me filmat ''Gra të vogla -Little Women'' dhe ''Adam's Rib''. I njohur edhe si “regjisori i filmave për femra”, George Cukor ka nxjerrë para kamerës Hepburnin në tetë filma të tij.

* Tim Burton-Johnny Depp (7 filma): filmi më i diskutuar dhe më emocional i Tim Burtonit “Edward Scissorhands – Eduard duargërshëra'',arriti të bënte Johny Deppin një aktor të vërtetë. Dyshja e cila zë vend të parë në filmat e titulluar ''Ed Wood'' dhe ''Charlie dhe fabrika e çokollatës'' ka vazhduar bashkëpunimin në 7 filma të tjerë. Nga dyshja e cila arriti të bënte filma të ndërthurur me shakatë e një humori të hollë në një ambient të errët, Johny Depp shkëlqeu me seritë e kohëve të fundit “Piratët e Karaibeve”, por filmat e realizuar me Burton shquhen si filmat e tij më të mirë.

Dhe i pazëvendësueshmi i tij George Clooney
* Steven Soderbergh-George Clooney (6 filma): bashkëpunimi i dyshes Soderbergh-Clooney i njohur në filmat ''Ocean's 11'', ''Ocean's 12'' ve ''Oceans 13'' u prit me një interes të madh edhe në filmat ''Solaris'' me ''Out of Sight'' . Pas sukseseve të firmosura në perden e bardhë dyshja e njohur vazhdon miqësinë edhe në jetën private. I ulur në kolltukun e regjisorit vitet e fundit Clooney po përparon shpejt në rrugën e mikut të tij të ngushtë.

* Ridley Scott-Russell Crowe (5 filma): dyshja takohet në filmin “Gladiatori” dhe vazhdon rrugën e suksesit në filmat ''Body of Lies'' dhe ''American Gangster''. Së fundmi ylli i njohur australian doli para kamerave në filmin “Robin Hood” të regjisorit Scott. Aktorja e cila luan në këtë film Cate Blanchett është njohur me miqësinë e ngushtë të dyshes dhe shprehet kështu: “E pëlqejnë shumë njeri-tjetrin. Në të njëjtën kohë edhe garojnë, ndonjëherë fiton njëri e ndonjëherë tjetri.”

* Pedro Almodovar-Penelope Cruz (4 filma): pas Luis Bunuelit Pedro Almodovar është një nga regjisorët më të mëdhenj të kinematografisë spanjolle. Vitet e fundit ka punuar bashkë me yllin që doli nga i njëjti vend Penelope Cruiz në 4 filma. Dyshja që ka pasur sukses në filmat ''Volver'', ''Broken Embraces'' dhe ''All About My Mother'' pohon se kanë edhe një lloj ngjashmërie mes tyre kur punojnë bashkë. Si një aktore që ka personifikuar karakteret e grave të forta në filmat e Almodovar, Cruz ka fituar çmimin Oskar me filmin ''Vicky Cristina Barcelona'' të Woody Allenit.

* Steven Soderbergh-Julia Roberts (4 filma): aktorja më e pëlqyer e Soderbergh pas Clooney padyshim që është Julia Roberts. Soderbergh i cili i dhuroi çmimin Oskar Robertsit me filmin ''Erin Brockovich'' ka punuar bashke me aktoren e njohur edhe në serinë “Oceans’. Duke nënvizuar faktin se kur punon me aktorët kërkon plotësimin e disa kritereve Soderbergh shprehet kështu rreth rrugës së aktorit të përkryer: “Unë e shoh dhe vendos. Pasi fillojmë të punojmë i lë vetëm, nuk i përzihem. Dhe ato vazhdojnë punën e tyre.”

* David Fincher-Brad Pitt (3 filma): Brad Pitt i cili hodhi hapa para në botën e kinematografisë me fizikun e tij në filmin ‘Shtatë- Seven’ të regjisorit David Fincher arriti të dalë jashtë këtyre roleve. Duke treguar se është një aktor i vërtetë, Brad Pitt pati shpërthimin e dytë të suksesshëm me filmin e Fincherit “Fight Club”. Me suksesin e arritur edhe në filmin “Benjamin Button” dyshja Fincher-Pitt tregoi dhe një herë se janë një ekip i vërtetë.

* Quentin Tarantino-Uma Thurman (3 filma): vlera aktruese e yllit të bukur Uma Thurman doli në pah kur iu kryqëzuan rrugët me regjisorin Quentin Tarantino. Me filmat ''Pulp Fiction'' ku punoi për herë të parë me Tarantinon dhe filmin “Kill Bill”, Thurman arriti majat e suksesit. Muza frymëzuese e regjisorit i cili skenat e përgjakura i paraqiti me një gjuhë përrallore padyshim që është Uma Thurman. Ndërkohë që përflitet shumë për filmin ‘Kill Bill 3’ dhe fjalët që dalin nga prapaskenat e Hollivudit, mjaftojnë të emocionojnë të apasionuarit pas kinemasë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›