E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali i Kenges rrit pretendimet

Edicioni i 49-te i Festivalit ne RTSH rrit numrin e kengeve konkurrente dhe ndryshon strukturen e vleresimit. Nuk ka me te rinj dhe te vjeter. Teknika e orkestres rri ne vend. Regjia ne duart e Bojken Lakos


Hapet faza e pare e konkurrimit te edicionit te 49-te te Festivalit te Kenges ne Radio-Televizion. Organizatoret sqaruan per median strukturen proceduren e vleresimit dhe elementet e rinj te festivalit. 19 dhe 20 tetori jane datat e fundit per pranimin e kengeve dhe me tej ato shqyrtohen nga Komisioni i Vleresimit te Kengeve.


Numri i kengeve ne konkurrim eshte me i madh se ne edicionet e fundit 28 gjithsej. Gjithashtu festivali i kthehet tradites se tri neteve. Heren e fundit u mbajt ne kater net konkurruesit ishin ndare ne kengetare vip dhe te rinj. Kjo formule ne baze te moshes nderron. Te gjithe hyjne ne gare te barabarte se paku nga mosha.


Drejtuesi Artistik i Festivalit te Kenges Edmond Zhulali nuk komenton praktiken e vitit te kaluar por e sheh me te suksesshme formulen e tri neteve.


Megjithate tri apo kater net kjo eshte ne fund te fundit dicka teknike organizative qe nuk ka te beje me thelbin e natyres se festivalit dhe me pretendimet per ngritjen e tij cilesore.
Ne dy netet me 23 dhe 24 dhjetor konkurrojne 14 kenge dhe ne cdo nate eleminohen 5 prej tyre. Kjo eshte nje menyre sipas organizuesve qe rrit konkurrencen.


Kenget qe kalojne ne naten finale me 25 dhjetor do te gjykohen nga dy juri juria qendrore dhe nje juri alternative juria B e krijuar me perfaqesues te operatoreve Radio-Televizive.
Regjia i eshte besuar nje konkurrenti me vite ne Festivalin e Kenges Bojken Lako.


Se pari ai e quan demokratike kete menyre te votuari. Kurse per Zhulalin kjo eshte nje gare qe rrit emocionin e artisteve pjesemarres konkurrencen dhe eshte me terheqese per shikuesin e festivalit. Skema e vitit te kaluar ishte interesante por i mungonte emocioni. Te njejtat kenge ishin si ne naten e pare e te dyte dhe ne te treten.


Qysh kur u Lako u prezantua ne rolin e regjisorit ndoshta per shkak te pervojes se tij te viteve te fundit me te rinjte ne festivale te muzikes moderne u be jo nje here ne forma te ndryshme pyetja A do kete nje fryme te re ne festivalin e ketij viti


Kengetari njeheresh regjisori televiziv shpjegoi se vitet e fundit fryma e re nuk ka munguar dhe as perkrahja qe u eshte bere te rinjve. Keshtu qe ne kete plan nuk ndryshon gje.
Ne fokus te punes se tij eshte nxjerrja ne pah e vlerave artistike muzikore pa bere dallime brezash.


Lako duket i vemendshem ndaj atyre elementeve qe kane shfaqur mangesi ne edicionet e kaluara. Skenari eshte nje nder problemet. Lako u shpreh se skenari do te realizohet nga Zefina Hasani dhe Iva Tico.


Regjisori thekson disa here se organizatoret duhet te shqetesohen per profesioalizmin arritja e tij duhet synuar. Si edhe paraardhesi i tij Osman Mula Bojkeni eshte mendon se repertori i elementeve te kushtueshem te spektaklit te ftuarit e njohur dhe performancat ekstra duhet te jete i kursyer.


Megjithese asgje nuk ka marre forme performancat jane brenda per brenda festivalit kengetaret mund ti fusin ato ne prezantimin e tyre. Nuk jam per ardhjen e emrave te medhenj qe nuk kane te bejne me festivalin.


Gjate kesaj faze te organizimit jemi te preokupuar per pjesemarrjen dhe per evidentimin e vlerave te verteta muzikore por do punojme qe cdo kenge te jete nje spektakel me vete. Shikuesit mund ti ofrohet nje performance elegante e brishte apo edhe nje interpretim me balerine ne skene.


Behen hapa te rinj ne strukture organizim hidhen ide per nje konceptim tjeter vetem teknika e Orkestres se Radio-Televizionit nuk ecen ne kete rruge.
Edhe kete vit kengetaret interpretojne live kurse Orkestra jo teresisht. Baza orkestrale eshte e regjistuar.


Duhet nje teknike jashtezakonisht e shtrenjte dhe e specializuar per ta sjelle interpretimin live te plote. Per te realizuar nje festival live duhet marre nje servis audio nga jashte qe kerkon shpenzime te medha dhe njerez te specializuar. Ne nuk e kemi ate luks shpjegon Drejtori Artistik i festivalit Edmond Zhulali.


Promovimi


Me perfundimin e festivalit te cdo viti gjithcka fillon e zventitet derisa fshihet nga kujtesa. Harrohen kenget harrohen fituesit kompozitoret. Radio-Televizioni Shqiptar e sheh kete nje pasuri te veten qe e transmeton ne kanalin dhe radion publike.


shte menduar kesaj radhe per promovimin e kesaj pasurie muzikore qe prodhohet brenda nje viti. Para dhe pas festivalit realizohet botimi i dy revistave e para me festivalet ne retrospektive e dyta me prezantimin e artisteve pjesemarres ne aktivitetet kengeve krijuesve. Numri i dyte eshte ne gjuhen shqipe dhe angleze nje sherbim qe behet per Festivalin Evropian te vitit te ardhshem.

Ne fund del edhe nje DC me kenget e festivalit.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›