E Shtunë, 31 Tetor 2026

Floriana Paskali I urituri ti kthehet Shqiperise

U promovua dje ne Ministrine e Kultures albumi me veprat me te mira te skulptorit Odhise Paskali. Albumi perfshin monumente te njohura te skulptorit vendosur ne qytete te ndryshme te Shqiperise medaljone per personalitete por edhe vepra lirike ilustruar me fotografi te vjetra te bera nga vete skulptori. E bija Floriana Paskali thote se shteti eshte indiferent per te kthyer nje nga veprat me te bukura te tij I urituri

Me te mirat e Paskalit Best of Paskali eshte albumi i promovuar dje ne Ministrine e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve me veprat qe konsiderohen me te arrirat e skulptorit. Realizuar me mbeshtetjen e MTKRS-se dhe familjes albumi anglisht eshte konsideruar nje botim i vonuar i 105-vjetorit te lindjes se Odhise Paskalit qe u festua ne 2009-n por edhe nje dedikim ne 25-vjetorin e vdekjes. Albumi perfshin monumente te njohura te skulptorit vendosur ne qytete te ndryshme te Shqiperise medaljone per personalitete por edhe vepra lirike.

Toka Meme Tirane 1938 I urituri Rome 1924 Notari Torino Itali 1935 Cerciz Topulli Gjirokaster 1932

Themistokli Germenji 1932 Skenderbeu i vitit 1968 qe ndodhet edhe sot ne sheshin kryesor te Tiranes Zef Serembe Kukes 1982 Puthja Pjelloria etj. jane disa nga veprat e perfshira ne kete album. Jane zgjedhur ato vepra qe kane marre miratimin e popullit prej 70-80 vitesh e qe ndodhen ne qytete te ndryshme te vendit thote Floriana Paskali e bija e skulptorit. Ilustrimet nuk jane foto te rastesishme te te tjereve por fotografi qe skulptori i ka realizuar per monumentet e veta. Floriana tregon se keto foto te vjetra jane nxjerre nga arkivi i te atit posacerisht per kete botim. Albumi vjen pas realizimit vitin e shkuar te nje ekspozite te titulluar Ringjallja e Paskalit dhe botimit me ese Shpirti im i riperterire. Ne perkulemi me nderim dhe respekt perpara vepres se tij e cila ne themel te saj shpalos vlerat e patjetersueshme humane te botes shqiptare. Eumlshte pikerisht kjo karakteristike e krijimtarise se Paskalit e cila i jep dallueshmeri dhe origjinalitet artit shqiptar ne teresine e vlerave dhe trashegimise shpirterore europiane theksoi ministri i Kultures Fredinand Xhaferaj ne fjalen pershendetese te ketij promovimi. Nderkohe ishte Leonardo Voci qe u rrek te cekte dimensionet e vepres se Odhise Paskalit. I urituri dhe Skenderbeu i ri vepra qe kane mbetur maket moren edhe vemendjen e ketij takimi. Teksa Voci beri te ditur se skulptura I urituri mund te perdoret nga Organizata e Kombeve te Bashkuara si lajtmotiv i luftes ndaj varferise e bija e skulptorit beri edhe njehere thirrje qe kjo veper e cila aktualisht ndodhet ne Itali te kthehet ne Shqiperi. Kete veper qe Odhise Paskali e realizoi me 1924 ne Rome e ka pershkruar ne kujtimet e veta. Jam frymezuar nga plaku qe pashe te vdiste nga uria ne ullishtat e Vlores ne vitet kur shqiptaret iknin nga Pogradeci Permeti e qytetet e tjera dhe gjenin strehim ne Vlore aty ku kishin shprese te kalonin ne Itali. Po punoja kete portret qe eshte me madhesi reale kur nga porta qe ishte gjysme e hapur mu afrua nje vajze 5-vjecare. Ajo u afrua te puna qe po punoja dhe me pyeti lsquoCka ky plak qe eshte keshtu Eumlshte i uritur i thashe nuk ka te haje. Nuk tha asnje fjale dhe doli. Pas pak u kthye me nje cope buke ne dore dhe tha lsquoJepja ta haje. Ngela i emocionuar me copen e bukes ne dore por me kenaqesine se ishte nje ogur i mire per vepren e artit qe kisha zgjedhur shkruan Paskali per kete veper. Ne takimin e promovimit te albumit Floriana shprehet se kjo veper duhet te jete ne Shqiperi por sipas saj familja nuk mund te beje asgje. U takon institucioneve shteterore te veprojne. Kam shkruar nje leter te cilen ua drejtova dhjete institucioneve shteterore italiane dhe shqiptare. lsquoI urituri eshte kryeveper e mrekullueshme jo vetem per Shqiperine por ka hyre edhe ne enciklopedine boterore te artit. Nuk eshte detyre e familjes absolutisht jo une vetem bera apel kundrejt indiferences totale prej kaq vitesh qe ajo veper te kthehet ne Shqiperi te vendoset ne muzeun shqiptar dhe te shijohet nga te gjithe. lsquoI urituri eshte nje nga kryeveprat e artit boteror sic eshte cilesuar edhe nga te tjeret por eshte shqiptare dhe i takon Shqiperise. Duhet patjeter te nderhyje shteti familja nuk ben dot gje thote Floriana. E pyetur nese ka te tjera materiale ne arkivin e Paskalit qe nuk njihen Floriana pohon por pa zbuluar gje me shume. Dalengadale ne jemi duke e plotesuar kolanen e veprave te tij. Ne vitin 2009 sollem esete filozofike te tij te cilat mendoj se nuk duhet te mungojne ne cdo shtepi. Kete vit vijuam me katalogun e do te vazhdojme ne te ardhme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›