E Diel, 1 Nëntor 2026

Miss-et me mision

Spektakli Konkurrentet e Miss Globe broshura ndaj kancerit te gjirit

Pervec bukurise qe sjellin cdo vit nga vendet e tyre kete here konkurrentet e edicionit te 37-te te Miss Globe i shtati vit radhazi qe organizohet ne Shqiperi kane nje mision social. Pikerisht ne turin qe ato kane nisur dje ne jug te vendit do te realizojne edhe nje fushate sensibilizuese te luftes kunder kancerit te gjirit. Dy dite me pare ato bene edhe nje vizite te pacientet e Onkologjikut ne QSUT ku kaluan pak kohe me grate e semura ne kete spital. Gjithashtu 50 bukuroshet nga 5 kontinente te botes zhvilluan nje takim edhe me drejtuesit e ketij sherbimi te cilet pasi i kane shoqeruar vajzat qe te vizitojne te gjitha sherbimet e ketij pavijoni kane biseduar me to per punen qe bejne cdo dite me keta te semure dhe i kane cilesuar ato si percuese mjaft te denja te kesaj lufte qe bejne cdo dite mijera gra ne te gjithe boten. Me pas vajzat jane ngjitur edhe ne katin e trete ku edhe kane takuar disa paciente te cilat prisnin te futeshin ne sallen e operacionit. Vizita e bukurosheve nga e gjithe bota behet ne kuader te ndergjegjesimit te njerezve per kancerin e gjirit nisme e cila eshte iniciuar nga shoqata Europa Dona Albania per te integruar ne Miss Globe 2010 tejcimin e mesazheve ne kuader te luftes kunder kancerit te gjirit duke i paraprire keshtu muajit tetor i cili eshte shpallur ne gjithe boten si muaji i kesaj lufte. Nderkaq te pajisura me broshura ku jepet informacion per luften kunder kesaj semundjeje bukuroshet po i shperndajne ne vendet ku do te vizitojne si Konispol Delvine Lukove Gjirokaster dhe Sarande. Vizita e vajzave ne sherbimin Onkologjik ishte fillimi i nje projekti qe do te finalizohet ne naten finale te zgjedhjes se Miss-it me 25 shtator ne qytetin e Sarandes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›