Festivali i Pogradecit ne gare 60 filma e dokumentare
Në Pogradec po mbahet Festivali Ballkanik për filmin me metrazh të shkurtër. Ky aktivitet u çel me një dokumentar për qytetin e Pogradecit, një krijim artistik i skenaristit Fatos Baxhaku dhe kineastit të ri Eno Milkani. Në këtë festival konkurojnë 60 filma e dokumentarë, prodhime të artistëve të 9 vendeve të Ballkanit.
“Në këta filma do të shohim që edhe Ballkani, pak a shumë ka të njëjtat probleme, drama, siç kemi edhe ne. Kjo ideja që duke njohur njëri-tjetrin më mirë, rezultati është që ndoshta do ta duam më shumë njëri-tjetrin”-tha Milkani.
Festivali me mbështetjen e Bashkisë po ndërthuret me artin e kulinarisë nga 9 vendet pjesëmarrëse. Banorët e Pogradecit dhe mjaft turistë vendas dhe të huaj që janë duke kaluar pushimet aty kanë mundësinë të shijojnë gatimet tradicionale të vendeve të Ballkanit.
Jorgjeta Gjançi