Urojne besimtaret politikanet mesazhe per Bajramin

Krerët më të lartë të shtetit, kryetari i bashkisë së Tiranës dhe shefi i opozitës uruan besimtarët musliman për festën e Bajramit të madh. Zyrtarja e parë e lartë që shkoi në komunitetin mysliman për të përcjellë mesazhin për ditën e Bajramit ishte kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Më pas kryeministri Berisha, kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha, presidenti Bamir Topi dhe Kryetari i PS-së, Edi Rama përcollën mesazhet e tyre publike lidhur me këtë ditë të shënuar. Kreu i shtetit ishte i vetmi që përcolli mesazhe tolerance dhe paqjeje për politikanët shqiptarë.
“Sipas kësaj doktrine filozofike të islamit, e gjithë shoqëria duhet të jetë në ato kushte kur duhet të tolerojë më shumë, të japë më shumë mirëkuptim dhe besoj kjo vlen më shumë për ata që kanë fatet e vendit në dorë, për politikanët në rradhë të parë, për institucionet në mënyrë që të tregojnë më shumë tolerancë, butësi në mesazhet e tyre sepse ajo që tregojnë ata amplifikohet në mbarë shoqërinë”-tha kreu i shtetit Bamir Topi.
“Një urim shumë të përzemërt të gjithë atyre që në përkushtim të madh ndaj Zotit, agjëruan muajin e madhënueshëm të Ramazanit, si dëshmi e gatishmërisë së tyre për sakrificën në emër të Zotit, të shndërrimit të saj në një mirësi për veten, familjen dhe shoqërinë shqiptare”-tha kryeministri Sali Berisha.
“Unë u uroj gjithë shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, të gjithë ata që jetojnë jashtë atdheut: “Gëzuar këtë festë””-tha kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
“Gëzuar Bajramin. Sa më shumë paqe, harmoni, mirësi, bashkëpunim, tolerancë, mirëkuptim në familje, komunitet, qytet, në Tiranë, në mbarë vendin”-tha kreu i bashkisë, Lulzim Basha.
“Gëzuar të gjithëve”-tha kreu i PS-së, Lulzim Basha.
Të pranishëm në komunitetin musliman shqiptarë për të dhënë mesazhe urimi për Bajramin e madh ishin edhe trupi diplomatik i huaj në Tiranë.
Erjon Ajazi