France- Shqiperi Blanc ndeshje e veshtire

Me presionin për të marrë tri pikë dhe me parashikimin për një ndeshje të vështirë, Laurent Blank dhe kombëtarja franceze kanë nisur përgatitjet për sfidën e ardhshme kundër Shqipërisë më 2 shtator. “Gjelat” kryesojnë grupin D eliminator të Euro 2012, ndërsa kërkojnë maksimumin për të siguruar kualfikimin në finalet e kompeticionit më të madh të futbollit europian që do të zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë. Përvec Shqipërisë, Franca do të luajë kundër Rumanisë më 6 shtator.
“Jemi përballë dy ndeshjeve të rëndësishme, por në të njëjtën kohë shumë të vështira. Shqipëria është një skuadër e fortë në fushën e saj dhe do të bëjë gjithcka për të marrë pikë. Për këtë duhet të jemi të përqëndruar për të marrë maksimumin. E njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen me Rumaninë”, ka bërë të ditur Blanc, i cili do të mbështetet te klasi i Frank Ribery. I përfshirë në skandalin që tronditi përfaqsuesen franceze pas Botërit 2010, futbollisti Bajernit është shprehur se ka gjetur qetësinë dhe është i fokusuar 100 % te dy sfidat e radhës.
"Ndjehem në formë shumë të mirë dhe këtë e kam treguar me Bajernin. Kjo pasi tyani jam i qetë dhe i përqëndruar vetëm te futbolli. Kam harruar gjithçka ndodhi dhe jam i fokusuar të ndihmoj skuadrën në dy ndeshjet e ardhshme, të cilat janë të rëndësishme në objektivin tonë për të siguruar sa më shpejt kualifikimin’, është shprehur Ribery.
Kombëtarja franceze do të zbresë në “Qemal Stafa” me mungesa të rëndësishme në qendër të mbrojtjes pas dëmtimit të Philipe Mexes dhe skualifikimit të Adil Remy.
Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e martë , 30 gusht 2011 )