E Martë, 3 Nëntor 2026

Festivali i Teatrit për të Rinj – Në natën e dytë, gjimnazi “28 Nëntori” në skenë me “Pallati 176”

Festivali i Teatrit për të Rinj ka vijuar edhe mbrëmë të mbushë me atmosferë të gëzueshme rinore Teatrin “Migjeni” në Shkodër.

Nata e dytë të këtij festivali ngjiti në skenë nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori“, të cilët interpretuan komedinë “Pallati 176” . Kjo komedi, mjaft e njohur nga artëdashësit u vu në skenë nga regjisori Frits Selmani, i cili kishte futur edhe elemete të tjera bashkëkohore në këtë shfaqje.

Për regjisorin, festivali nuk është thjeshtë një aktivitet artistik, por edhe një mundësi për të rinjtë për t’u përfshirë në art edhe në të ardhmen e tyre.

Interpretimi i gjimnazistëve u mirëprit me duartrokitje të shumta nga spektatorët, të cilët e kishin mbushur plot e përplot Teatrin “ Migjeni”.

Gazetar: Virtyt Omari

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›