E Martë, 3 Nëntor 2026

Regjistër unik për adresat në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin që ka të bëjë me ndryshime të rëndësishme në ligjin për sistemin e adresave në Republikën e Shqipërisë. 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se do të krijohet një regjistër unik, ku do të referohen të gjitha institucionet. 

Ky regjistër do të zgjidhë përfundimisht jo vetëm problematikën e shërbeve për qytetarët, por edhe për turistët për të gjetur lehtësisht një adresë.

Bëhet fjalë për krijimin e një regjistri unik. Pas miratimit të ligjit dhe akteve të tjera nënligjore, do të kemi një regjistër unik të adresave që do të referohen të gjitha institucionet, në patronitetin e Ministrisë së Brendshme.

Çdo banesë, çdo biznese, çdo ndërtesë do të ketë një kod unik i pa replikueshëm në Republikën e Shqipërisë. Kjo na mundëson që ti japim zgjidhje përfundimtare problematikave që lidhen së pari me ofrimin e shërbimeve e duhura te qytetarët, e dyta ka të bëjë me lehtësimin e mbërritjes në adresë, jo vetëm të shërbimit postar, por edhe turistëve.

Fillimisht do të punohet me Google, pastaj me kompanitë e tjera për të aksesuar menjëherë kodin unik.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›