Spitali i Prizrenit shërbime për Kukësin, 200 vizita dhe 2500 dializa në një vit

Spitali i Prizrenit është duke kryer shërbime edhe për pacientët e Kukësit.
Ky institucion shëndetësor u ofron shtetasve që vijnë nga Shqipëria të gjitha shërbimet që marrin edhe vetë shtetasit e Kosovës
Vetëm në një vit, në spitalin e Prizrenit, janë kryer 200 vizita si dhe 2500 dializa për qytetarët kuksianë.
Drejtori i spitalit të Kukësit e vlerëson bashkëpunimin me atë të Prizrenit jo vetëm për shërbimet që ofron për qytetarët e Kukësit, por edhe për shkëmbimin e eksperiencave.
Përveç kapacitetit, dhe zonës që mbulon me shërbime, spitali rajonal i Prizrenit renditet i dyti në Kosovë pas qendrës spitalore Universitare të Kosovës.
/rtsh/