SHAH-NAMEJA DHE FIRDUSIU

Me rastin e 1000-vjetorit 1010 - 2010 te botimit te Librit te Mbreterve Shah-Nameja te gjeniut iranian Ebul Kasem Firdusiut.
Firdusi 934 apo 935 - 1020 eshte poeti me i madh epik i Iranit eshte krenaria e ketij vendi e letersise se tij te madhe por edhe nje krenari e letersise mijeravjecare boterore.
Lexoja Librin e Mbreterve Shah-Nameja te Firdusiut botuar ne luks dhe me nje format jo vetem te madh por edhe elegant nje veper e perkthyer me zotesi te rralle nga Vexhi Buharaja prej origjinalit dhe para syve te mi rrinte imazhi i nje vendi te madh mbushur me shkretetira lugina te hatashme kopshte parajsore male gjer te rete dhe dete te medhenj e te nxehte. Qiejt e atij vendi jane varur mbi kete hapesire duke i dhene nje kaltersi si te perhimte cfare te kujton mjegullen dhe kjo vete te shpie te perralla te njemije e nje netet e magjishme. Libri i Mbreterve dhe realiteti i ketij vendi te madh perplaseshin me imagjinaten time. Udhetari i pagabueshem mesjetar Marko Polo ne pershtypjet e veta prej shkrimtari ka thene se te udhetosh neper Iran do te thote te pershkosh me domosdo shtate mrekullite e botes hipur mbi kurrizin e nje deveje... Dhe shihja me syte e mendjes njeriun e madh Firdusiun qe endej neper shkretetiren iraniane per te gjetur jeten e vlere te mbreterve te medhenj te cilet lane pas epiken e lavdishme te lare me ujin e paster te lirikes se embel shpirterore te popullit iranian.
Iran do te thote vendi i arianeve i fiseve te lashta qe kane banuar ne ato ane dhe mbeten te famshem si vazhdues te qyteterimit dhe te traditave perse. Irani eshte vendlindja e profetit te madh Zarathustra krijuesit te doktrines filozofike te dualizmit qe e shihte boten te ngritur mbi luften e te Mires kunder te Keqes te Drites kunder Erresires. Kujtojme edhe adhurimin qe shpreh per kete profet te madh te lashtesise filozofi dhe poeti gjerman Fridrih Nice ne kryevepren Keshtu foli Zarathustra. Kjo doktrine qendron edhe ne themel te filozofise dhe te jeteshkrimeve qe shpalos Firdusiu i madh ne poemen e famshme epike Shah Name Libri i Mbreterve tek ben fjale per punet e mira te mbreterve te Iranit dhe per lufterat e tyre.
Ebul Kasem Firdusi ka lindur ne vitin 934 apo 935 ne fshatin Bazh qe ndodhet ne afersi te qytezes Tus te Horasanit. Ishte koha e mbreterimit te sulltan Mahmud Gazueviut. Na e ka bere te ditur vete Firdusiu kur shkruan ne Shah Name se ishte 58 vjec kur ne fronin mbreteror hipi sulltan Mahmudi. Ne kronologjite e kohes familjen e Firdusiut e kane quajtur bujk por ne kuptimin qe i jepej kesaj fjale ne ato kohe do kuptuar se ka qene pronar tokash. Del qe Firdusiu e ka pasur te forte poziten shoqerore ndaj dhe i eshte kushtuar studimeve gurres popullore dhe shkrimit te nje vepre epike ne permasa te medha. Nga vepra e tij ne kuptojme se kemi te bejme me nje gjest te madh dhurimi nje gjest shpirteror qe meton te na binde se librin e kane shkruar shpirtrat e qiqerimte te hapesirave te nxehta iraniane madje pse jo edhe hiresia e tij e larte Zarathustra perendia qe bashke me guret shkrepat trungjet por edhe me najadat nxirrte dhe nje kopje te tij neper mjegull. Ishte koha kur ne Iran tregohej nje interesim i madh per perteritjen e zakoneve dokeve dhe riteve te vjetra tregohej interes per studimin e historise e te kultures. Kesaj kohe i takojne studimet per historine e mbreterve qe sipas zakonit te lashte shkruhej ne vargje. Shah Nameja e Firdusiut i kushtoi 30 vjet jete pune intensive e cila ia hengri gjithe pasurine.
Firdusiu i eshte qasur epikes se madhe historike te mbreterve me dashuri dhe ngase e dinte se qenia para tij ishte here mitologjike dhe here te tjera njeri konkret ka mbajtur ne duar penen e allasojte prej gjeniu si per te thene se Irani i tij nuk eshte nje periferi e larget e botes por qender e saj. Madje te gjithe poetet e botes kane dashur te shkruajne si ai me vone dhe befas jane gjendur ne periferi te vemendjes se letrave. Sepse Firdusiu diti te rroke thelbin e Avestes se Zarathustres dhe te mos ishte kurre njehere ajo vete. Aty jane te gjitha legjendat e fiseve ariane. Firdusiu nga ana tjeter na ben te ditur se eshte mbeshtetur dhe ne Shah Namete e shkruara para te tijes sidomos ne ate te poetit bashkekohes me emer Dakiki vrare mizorisht nga sherbetori i tij dhe nuk ka harruar ta sjelle ne 1000 vargjet e para te Shah Namese se tij.
Vete Firdusi na ben te ditur se e perfundoi poemen epike ne vitin 1010 kur ishte 71 vjec. Vepra u paraqit ne oborrin e sulltan Mahmudit dhe u pranua por smirezinjte i shpifen me ze te ulet mbretit histori te allasojta dhe gjithcka te lige si te ishte nje qenie e perbere prej uji dhe toke nje balte e tmerrshme Mesopotamie e Horasani ne formen e nje gjarpri qe rreshqet neper historite e lashta me feshferime rreqethese mbi ujera mbi toke e neper qiqerimen e hapesires. Nje gjarper me shtate koke. Pra koka e tij duhej prere shtate here qe te mos ringjallej Jo vetem kaq mbret i dashur por ky ne dukje njeri duke keputur fryte nga kopshtet e parajses se tokes te detit e te parajses qiellore u be mbartesi i ashtuquajtur i qyteterimit te Zarathustres e pajetuar nga askush mbi kete dheacute...
Mbreti nuk ia dha shperblimin e merituar parate e argjendta qe i fali Firdusi i fyer ua shperndau sherbetoreve dhe karvanxhinjve. Kur e mori vesh mbreti urdheroi te denohej duke e hedhur ne kembet e elefantit. Firdusiu atehere shkroi kunder Sulltan Mahmudit nje vjershe satirike dhe u largua per ne mbreterine fqinje. U kthye ne Horasan ne pleqeri te thelle. Nizamiu nje tjeter perfaqesues i njohur i kultures iraniane fundin e kesaj historie e ka treguar me keto fjale Ne vitin 1123 ne Nishabur degjova kete tregim Ne kohen kur Sulltan Mahmudi po kthehej nga fushata e Indise ne rruge ndjente lodhje dhe merzi. Kryeministri i recitoi mbretit disa vargje te Shah Namese i tha se i mjeri Firdusi qe u mundua 30 vjet per ta shkruar kete veper nuk e mori shperblimin e duhur. Sulltan Mahmuti u mallengjye dhe i tha Bere mire qe ma kujtove jam penduar shume per sjelljen time me te. Kur te kthehemi ne qytet ma kujto qe ti dergoj dicka. Dhe ja ne njeren porte te qytetit Taberan hynte Sulltan Mahmudi me ushtrine e tij ndersa nga porta tjeter e qytetit dilte arkivoli me trupin e Firdusit mbretit te poeteve. Sipas te gjitha gjasave kjo ka ndodhur ne vitin 1020. Nga Firdusi kishte mbetur vetem vajza e kjo nuk e pranoi shperblimin e mbretit per te atin.
Per ne te sotmit Firdusiu dhe Libri i tij i Mbreterve Shah-Name eshte gjeniu i malulte ai qe i dergjur si bishe e mjegulles aty poshte maleve qiellore te Iranit e ushqente me gure te medhenj me shkembinj meshiren dhe keqardhjen ose ngjeronte simite prej gjaku e frike duke ecur neper shpina gamilesh e gjarperinjsh e duke mbajtur ne krahe bukuri te hatashme Dhe heronjte e Librit te Mbreterve mbajne ijet dhe zemren me duar te stermedha e qendrojne permbi kembet vigane duke u ngritur mbi malet deri ne qiell si per te pare me mire atdheun e mjegullt nga nxehtesia e shkretetira qe srrinte dot mire ne hapesiren rreth e qark. Nderkohe Avesta e Zarathustres mund te ngrinte gjer ne kupe te qiellit ujerat e vete Kaosit ujerat mbi te cilat ecte edhe Fryma e Shenjte ne te gjithe shekujt madje edhe sot e kesaj dite vazhdon te ece e te ece. Keshtu qe ai eshte kthyer ne Asgjene e Gjithefuqishme duke thirrur ne kujtesen gjysmake shelliren e shumekripur te deteve ne thellesite e te cileve ruhen edhe gjendjet apokaliptike. E ne kete hapesire te duket e habitshme qe librin madheshtor per mbreterit e Iranit Firdusiu ne asnje vend nuk e ka quajtur Shah Name te tille e emeruan poetet dhe shkrimtaret iraniane te mevonshem. Firdusi i ka quajtur Shkrime klasike Letra te njohura klasike dhe Shkrime te njohura per kreshniket. Numri i vargjeve kap shifren 60 000. Kryevepra eshte epope e ardhanget epike veper kushtuar heroizmave dhe trimerive te protagonisteve.
Tregimi per ngjarje te mirefillta historike gershetohet me tregimin e legjendave popullore me natyre mitologjike dhe kjo vecori e dallon Shah Namene nga eposi perendimor. Eumlshte nje panorame levizese e historise se popullit por edhe e mitologjise popullore. Krahas tregimit epik ka shume pershkrime te ndjera te natyres te ndjenjave te dashurise te mallit per atdheun dhe per te afermit. Ne keto raste eshte vete Firdusi ai qe flet. Ky gershetim e ben Shah Namene nje dukuri origjinale te vecante te llojit epik kurse Firdusiu pervec qe e tregon veten poet epik te persosur por edhe poet lirik dhe nje historian i shkelqyer.
Ne frymen e stilit te larte epik me majen e penes si mbi majen e ushte te gjate gati te pambarimte ai i ka vene ato ne pune per te dhene nje strukture te tere estetike duke gershetuar stilin minor me ate lirik madje edhe rrefimin per ngjarjet me ndjenjat intime. Fjalori eshte shume i zgjedhur figuracioni i pasur dhe domethenes. Secili tregim i Shah Namese eshte i ndertuar sipas kesaj skeme ne hyrje i blatohet lavdi Zotit krijuesit te boteve pastaj parashtrohet shikimi filozofik dhe fetar i asaj per cfare do te tregohet dhe mandej vijon shtjellimi i brendise duke ndjekur hap pas hapi etapat e shpalosjes se ngjarjeve tregimin per heroin bemat e tij dhe rrjedhojat e tyre ne mbyllje nxirren perfundime ku spikat dhe qendrimi i autorit. Duket se kemi ngjarje te mbushura me leng poetik plot fanitje te kuqerremta gjen me te vertete vandake me aforizmash te mahnitshme kenge aromatike folklorike te thuketa vargje te cuditshme qe sikur burojne nga vesa e qiellit e ndrijne si margaritare profeci te rralla qe askush nuk mund ti thoshte ashtu lutje te lavdishme por edhe krejt njerezore. Te gjitha pa perjashtim ndricohen nga nje shikimi i qarte dhe i mprehte filozofik i fitores se te Mires mbi te Keqen i Drites mbi Erresiren. Studiuesit kane vene re faktin se kur behet fjale per triumfin e te Mires dhe te Bukures mbi te Keqen dhe te Shemtuaren autori parapelqen ta shkrije veten me heroin ngadhenjyes.
Shah Name qe heret i kaperceu kufijte e vendlindjes se Firdusiut. Perkthimi i pare ne gjuhen arabe u be ne vitin 1229 ne turqisht u perkthye ne vitin 1525 ne shekujt pasardhes u perkthye ne frengjisht gjermanisht anglisht italisht rusisht dhe me pas edhe ne shume gjuhe te tjera te botes. Ne shqip ka perkthyer 1000 vargje Naim Frasheri kurse Sami Frasheri ne turqisht ka riprodhuar permbajtjen e tregimeve ne proze ne nje liber me 409 faqe. Poeti dhe orientalisti yne i shquar Vexhi Buharaja e ka perkthyer ne vargje duke ecur ne gjurmet e Naim Frasherit. Perkthimi i Shah Namese ne shqip eshte nje eveniment ne kulturen tone per faktin se Buharaja e beri Firdusin te kendoje shqip ne menyre te mahnitshme. E perktheu me nje besim te admirueshem te forca transmetuese e gjuhes shqipe te cilen e ka njohur si rralle kush dhe e ka dashuruar me gjithe shpirt. I gjithe materiali poetik eshte shoshur e situr me dhjetera here qe te tingelloje sa me bukur ne shqip madje edhe eshte derstiluar nga ujet e ujevares se shpirtit qiellor eshte perthyer me nje estetike te lavderueshme dhe ka ardhur te lexuesit me nje shije te eperme. Ky ishte dhe Akti i Madh i Dhurimit qe Firdusiu i ka bere botes dhe njerezimit dhe po ky eshte Akti i Madh i Dhurimit qe i ka bere madherishem Buharaja gjuhes shqipe.