E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i Zjarritnë Kiev, spektakëli vërtetë flakësh

KIEV- Mijëra shikues u mblodhën në kryeqytetin Ukrainas fundjavën e kaluar për të shijuar një spektakël të vërtetë zjarresh gjatë edicionit të këtij viti të Festivalit të Zjarrit që zhvillohet rregullisht në Kiev. Mëse 70 artistë e grupe artistësh shpalosën krijimet e tyre duke ndërthurur elektro-piroteknikën, muzikën e efekte të tjera, gjë e cila krijoi një sërë imazhesh vërtet interesante në sytë e publikut. Në këtë festival morën pjesë artistë nga Finlanda, Gjermania, Hungaria, Izraeli, Rusia e Ukraina.
Organizatorët thanë se ky aktivitet po bëhet gjithnjë e më i pëlqyer si nga pjesëmarrësit ashtu edhe nga publiku. "Përse është i veçantë ky festival?" tha Elena Pelimskaya, një prej organizatoreve të festivalit. "është i vetmi në botë në llojin e tij, një aktivitet ku jo vetëm artistët por edhe publiku mund të marrë pjesë. Festivale të ngjashëm zhvillohen edhe tjetërkund por në këto raste vetëm artistët kanë mundësi të shpalosin aftësitë e tyre. Më pas ata diskutojnë mes tyre në lidhje me këtë proces, kjo është e gjitha. Ndërsa këtu publiku ka mundësi tëë ndërveprojë me artistët. Ta ndjejë veten pjesë të festivalit" shtoi Pelimskaya.
Pjesëmarrësit thanë se ishin tërësisht të rrëmbyer nga bukuria e zjarrit dhe artit që lidhet me të, i cili për disa prej tyre është shndërruar në elementin kryesor të jetës. "Edhe pse paksa i frikshëm pas djegieve të para mësohesh me të, aq sa bëhet natyra jote e dytë" tha Asaf Poiboy, një artist nga Izraeli.
Edicioni i këtij viti u ndoq nga një numër më i madh njerëzish, gjë e cila tregon shtimin e popullaritetit të tij në Ukrainë. "Jam tepër e emocionuar. Gjithçka është kaq piktoreske, kaq interesante. Këta artistë janë me të vërtetë të mëdhenj" tha Lina, një prej shikuesve të shumtë që ndoqën festivalin.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›