E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjukanovic: Nukkemi asnjë problemkufitar me Kosovën

PODGORICE- Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanovic, tha se midis Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka problem kufitar.

“Nuk ka asnjë problem në kufirin me Kosovën”, ka thënë Gjukanovic për mediat malazeze ndërsa theksoi se ky është edhe vlerësimi i autoriteteve kosovare.

Sipas asaj që raportojnë mediat, kryeminsitri malazez tha se problemi nuk është kufitar, por “problem i shfrytëzimit të kullosave në zonën kufitare”.

Mediat e Podgoricës kishin njoftuar se disa banorë të komunës së Pejës dhe Deçanit kanë probleme në shfrytëzimin e pronave të tyre pranë kufirit, sepse, siç kanë thënë ata, qytetarët malazezë kanë lëvizur simbolet më në brendi të territorit të Kosovës.
(e.n/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›