Socialistët, pagesa milionëshe, për fushatë kundër Shqipërisë

Zbulohet kontrata prej 100 mijë dollarësh, që PS paguan pranë një kompanie lobingu, për të bërë fushatë kundër heqjes së vizave. Firmën e vendos Dritan Agolli, njeriu i tenderave në Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që s’ka transparencë për fondet që dalin nga bashkia drejt PS, apo për numrat e llogarisë që Rama dhe Agolli zotërojnë me firmë në bankat e huaja
Përpjekja e Edi Ramës për të lobuar kundër liberalizimit të vizave, konfirmohet që është edhe një investim serioz i tij, që ka një faturë financiare të konsiderueshme. Së fundi në shtyp, është faktuar me dokumente se Edi Rama, në emër të Partisë Socialiste, por me “financimet” e bashkisë së Tiranës, ka paguar të paktën 100 mijë dollarë në funksion të përmbushjes së “ambicies” së tij për pengimin e procesit të liberalizimit të vizave.
Një faturë financiare, e cila mban datën 23 mars 2010 dhe që “justifikon” pagesën prej 100 mijë dollarësh, si detyrim i përmbushjes së kushteve për një kontratë me një kompani të huaj, figuron ende e pashlyer plotësisht nga ana e Edi Ramës. Mos pagesa e saj e plot, në përmbushje të shlyerjes së 4 kësteve, nga një për çdo muaj, sikurse parashikohet në kohë-zgjatjen e kontratës, është edhe një dëshmi që Edi Rama ende, të paktën deri në 23 korrik 2010, ka “zyrtarizuar” vazhdimin e fushatës antiliberalizimit të vizave, falë kësaj kontrate.
Në një analizë të afateve të kësaj kontrate, shihet se Edi Rama pas “shmangies” së djegies së mandateve të deputetëve të partisë që ai drejton, ka menduar dhe bërë realitet idenë e vazhdimit të përpjekjes së tij për lobing kundër liberalizimit të vizave. Duke hequr dorë nga “arma” e bojkotit, për interesat e ngushta personale të deputetëve të Partisë Socialiste, kryetari i saj Edi Rama, ka “marrë në dorë” një tjetër “armë”, atë të lobingut antiliberalizimit të vizave. Për këtë ka shprehur gatishmërinë për të paguar 100 mijë dollarë, me qëllimin e vetëm që kompania e huaj e kontraktuar, të mundësonte nxirjen e realitetit shqiptar, në sytë e ndërkombëtarëve, si edhe mbushjen e faqeve të shtypit ndërkombëtar, me të pavërteta, sikurse ka dëshiruar e dëshiron Edi Rama.
* * *
Abuzimi i Edi Ramës, në përmbushjen e trilleve të tij, për pengimin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, nuk ka vetëm një kosto morale, që sigurisht ai e ka marrë vetë përsipër ta paguajë. Ky abuzim ka edhe një kosto financiare, në vlerën e të paktën 100 mijë dollarëve, shumë e cila figuron të vazhdojë të shlyhet nga llogaritë e taksapaguesve të Tiranës, në emër të bashkisë së Tiranës. Dëshmia më e mirë për këtë, është se kontrata 4 mujore, me kompaninë e huaj, është nënshkruar nga Administratori i bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli, i cili nuk figuron askund, të ketë ndonjë lidhje zyrtare me Partinë Socialiste, në emër të së cilës, ka nënshkruar kontratën 100 mijë dollarëshe. Që Dritan Agolli nuk ka si të firmosë në emër të Partisë Socilaiste e provon më së miri e kaluara e tij si “ballist”, i cili falë kësaj CV-je së tij, më e pakta mund të firmosë në emër të ish-të Djathtës së Bashkuar, të degës së Fierit, apo për hatër edhe në emër të ish-të Djathtës së Bashkuar, me ish-qendër në Tiranë.
Për aq kohë, sa “ballisti” Dritan Agolli nuk ka firmosur në emër të Partisë Socialiste, si vartës i Edi Ramës në bashkinë e Tiranës, ka firmosur për atë (Edi Ramën). Problemi qëndron këtu, se nënshkrimi i tij në emër të kryebashkiakut të Tiranës, është bërë për pagesa 100 mijë dollarëshe që vazhdojnë të kryhen nga llogaria e taksapaguesve të Tiranës, në emër të bashkisë së Tiranës.
Për pasojë, kemi të bëjmë me abuzim financiar, ku për llogari të Edi Ramës, kryetarit të Partisë Socialiste, paguhen nga llogaritë e bahsksië së Tiranës, për të lobuar kundër r iberalizimit të vizave për shqiptarët.
* * *
Kontrata 100 mijë dollarëshe, e lidhur për trillet e Edi Ramës me një kompani të huaj, për të lobuar antiliberlaizimit të vizave, rreket që “me një gur të vrasë dy zogj”. Duke pasur parasysh dyshimet dhe akuzat që Edi Rama, rëpiqet të nxjerrë pasuritë e tij monetare jashtë vendit, për ti pastruar, lidhja e një kontrate, është një mundësi e mirë për atë, që në emër të antiliberlaizimit të vizave, të kryejë transaksione në masën ndoshta edhe të pjesë së padukshme të një ajsbergu. Fakti që pagesa e kompanisë së huaj, bëhet me këste, dhe për më tepër nga Administratori “i besuar” i Bashkisë së Tiranës, është një “gjetje” e sofistikuar e Edi Ramës.
Kjo “gjetje” e Edi Ramës, bëhet edhe më e besueshme, po të kihet parasysh edhe “fati i tij i keq”, që ka të bëjë me “përzgjedhjen” nga shorti i Institutit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, për verifikimin e pasurisë së tij.
Në këtë “transaksion” të tijin, Edi Rama, megjithëse kryetar i Partisë Socialiste, ka marrë me qira, emrin e kësaj partie, në emër të së cilës, lobon antiliberalizimit të vizave, ndërkohë e përdor logon e forcës politike që drejton edhe për të nxjerrë jashtë vendit, shuma të kosniderushme financiare, që vetëm të Partisë Socialiste nuk janë.
Një “gjetje” e tillë e Edi Ramës, nuk ka pse të mos jetë objekt i hetimit nga organi shqiptar i akuzës.