Festivali i fëmijëve Shkodër, supriza për pjesëmarrësit

Edhe fëmijët do të jenë në qendër të vëmëndjes, të paktën për disa ditë me radhë.
Qyteti i Shkodrës do të mirëpresë festivalin e 49-të të këngës për fëmijë, ku do të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm këngëtarësh të vegjël. Tashmë çdo gjë është gati për startin e këtij eventi tradicional në Shkodër, ndërsa sipas drejtorit të festivalit të fëmijëve Kujtim Alija, pritet që gjatë organizmit të ketë edhe mjaftë surpriza për pjesëmarrësit.
Gara për zërat e të vegjëlve pritet të nisë ditën e martë, ndërsa për tri ditë me radhë, skena do të përcjellë këngë të reja të zhanreve të ndryshme ne teatrin Migjeni në Shkodër.