E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX konfirmon se ka hetuar Pieter Feith

EULEX-i, konfirmon se ka zhvilluar hetime ndaj Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith. Hetimet janë bërë nga një prokuror i EULEX-it, pas pohimeve për përfshirjen e shefit të ICO-së, Peter Faith në zgjedhjen e Gani Gergurit si guvernator i Bankës Qëndore të Kosovës.
 

Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi ka thënë se Feith tani nuk është nën hetime, sepse prokurori i EULEX-it, ka përfunduar kërkimet dhe nuk ka arritur të gjejë asgjë substanciale për këtë rast.
 

Ndërsa zëdhënësi i ICO-së, Andy McGuffie përmes një deklarate ka deklaruar se “Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar ishte mjaft i befasuar kur dëgjoi për herë të parë për supozimin për një hetim dhe menjëherë kërkoi sqarim nga Shefi i Misionit të EULEX-it dhe zinxhiri i tij komandues si dhe nga autoritetet gjyqësore të Kosovës”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›