Bytyci rrefen Rugoven e verteta historia dhe toka
Studimi i mirefillte i studiuesit Enver Bytyci Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves ka mjaft risi dhe perparesi sepse e trajton figuren e Presidentit historik te Kosoves dr. Ibrahim Rugova nga disa shqyrtime dhe kendveshtrime te ndryshme dhe ne kontekstin e ngjarjeve shqiptare pastaj jugosllave ballkanike deri diku edhe evropiane dhe boterore. Ai na zbulon dhe dhuron fytyren e tij pothuaj te panjohur ne tri aspekte te reja filozofike politike dhe nacionale qe doemos nderlidhen perplotesohen njera me tjetren dhe pa te cilat Presidenti Ibrahim Rugova del i manget i cunguar ne rrezik qe te trajtohet ne menyre te njeanshme dhe jashte kontekstit filozofik politik dhe shoqeror.
Ne vecanti cmoj dhe vleresoj lart pjesen e trete te librit Gandi i Prishtines dhe i Ballkanit ku me shume kujdes dhe maturi paraqitet filozofia dhe percaktimi jetesor i dr. Ibrahim Rugoves. Madje vizioni i Ibrahim Rugoves nuk ishte shfaqur ndonjehere ne historine e te gjitha vendeve ballkanike. Ai ishte nje lloj levizjeje qe synonte detyrimin moral bazuar ne vlera. Ajo ishte nje levizje per clirimin bazuar ne virtyte ne moralin e shoqerise njerezore.
Thelbi i levizjes se Rugoves per clirim ishte mosperdorimi i dhunes... Para se gjithash kjo strategji kerkonte vetedije te plote politike vetebesim si dhe pergatitje psikologjike shpirterore sociale e shoqerore te njerezve qe e perfaqesonin... Dy milione shqiptare ishin bashkuar ne mbeshtetjen e tyre ndaj politikave te levizjes clirimtare te cilat i kishte prezantuar Rugova. Enver Bytyci Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves vep. e cit. f. 81-83.
Cka ishte risia absolute e levizjes gandiane apo si thoshte Presidenti Ibrahim Rugova tereziane
Disa e kishin krahasuar ate me Vaclav Havelin e Cekosllovakise se paku ne aspektin e luftes kunder diktatures komuniste dhe per demokraci. Mirepo ceshtja shqiptare e Kosoves ishte shume me e veshtire dhe e nderlikuar sepse duhej luftuar se pari kunder nacionalizmit te terbuar dhe tepruar serb si dhe kunder tendencave te tyre hegjemoniste ndaj te tjereve sidomos ndaj shqiptareve dhe vetem me vone edhe per nje demokraci te mirefillte dhe per pluralizem politik nder ne shqiptaret dhe te tjeret gje kjo qe ende ishte vetem si kerkese deshire nevoje por pa ndonje pervoje apo qartesi konkrete.
Te tjeret e kishin krahasuar me Mahatma Gandin apo edhe me Martin Luter Kingun. Kuptohet se kishte gjera te perbashketa dhe parimore por edhe mjaft dallime cilesore dhe permbajtesore sepse Ibrahim Rugova synonte se pari ta njihte dhe informonte boten mbi gjendjen reale shqiptare dhe serbe te Kosoves parakusht qe ceshtja e jone te behej ndergjegjja e Evropes dhe e botes.
Bindja e tij e thelle dhe jetesore se shqiptaret jemi ne anen e te mires te drejtes dhe te vertetes pra kemi argumente si historike ashtu edhe aktuale apo si e kisha formuluar une ne shqiptaret thene figurativisht kemi mall te mire por jemi tregtare te dobet qe Ibrahim Rugoves i pelqente shume e shtynte ate per internacionalizimin dhe sensibilizimin e ceshtjes se Kosoves sepse e dinte fare mire se bota do te jete me ne jo pse jemi shqiptare apo kunder serbeve por per hir te se drejtes dhe te vertetes.
Kjo lufte mediale pamore-degjimore e mjeteve te komunikimit e qarqeve politike dhe diplomatike dukej si ajo biblike mes Davidit dhe Goliatit sepse serbet kishin cdo gje ne dore. Mirepo Presidenti Ibrahim Rugova shpesh me thoshte keshtu Ne anen tone eshte e verteta historia toka e Kosoves. Ketyre tri te vertetave duhej ti shtoheshin edhe dy shtylla te rendesishme vetedija jone kombetare dhe percaktimi yne paqesor dhe jodhunor deri ne fund pa hequr kurre dore prej vetvetes dhe te vertetes lashtesise tradites kultures dhe qyteterimit tone te lashte iliro-shqiptar.
Disa e kane krahasuar Ibrahim Rugoven edhe me liderin e Afrikes Jugore Nelson Mandelen kuptohet me ngjasime dhe dallime sidomos ne rezistencen paqesore aktive. Presidenti Ibrahim Rugova strategjine tone e arsyetonte keshtu Strategjia paqesore dhe jodhunore eshte nje zgjidhje dhe nje nevoje. Ne shekujt e kaluar pati shume lufta ne Ballkan dhe ne shqiptaret jemi paditur si ata qe e kishim destabilizuar paqen. Keshtu e kemi zgjedhur strategjine jodhunore per ta mposhtur kete teze... Tani kemi deshmuar para botes se jemi nje popull qe ka zgjedhur paqen me mjete paqesore dhe jodhunore. Jodhuna eshte nje menyre sepse qe tri vite kemi mbetur pa polici pa parlament pa qeveri sepse serbet i kane debuar shqiptaret nga keto institucione. Megjithate strategjia jodhunore dhe paqesore eshte me teper nje percaktim se nje nevoje ne menyre qe bota ta hetoje se jemi te neperkembur dhe te vetmuar nga te gjithe... Valentino Salvoldi ndash Lush Gjergji Resistenza nonviolenta nella ex-Jugosllavia EMI Bologna 1993 f. 29-30.
Studiuesi Enver Bytyci strategjine e dr. Ibrahim Rugoves e vlereson keshtu ne menyre permbledhese Keshtu rezistenca e shqiptareve ishte koncentruar ne mosnjohjen e pushtetit serb ne refuzimin e ketij pushteti dhe ligjeve te tij ne politike ne arsim ne kulture ne shendetesi ne ceshtje sociale ne sipermarrjet ekonomike e ne sistemin e taksave. Bojkoti i shqiptareve kishte sjelle me vete jo vetem nje risi te re ne lufterat ballkanike per liri pavaresi e demokraci por i kishte ndergjegjesuar shqiptaret ne Kosove e ne ish-Jugosllavi se kjo kishte qene forma me e suksesshme e rezistences... Enver Bytyci vep. e cit. f. 103.
Presidenti dr. Ibrahim Rugova pati shume kundershtare te brendshem dhe te jashtem edhe pse ai kurre nuk ishte kunder askujt por vetem kunder te keqes padrejtesise ndarjeve dhe percarjeve urrejtjes dhe genjeshtres. Ai vuajti shume pa i shkaktuar askujt vuajtje pa e sulmuar askend pa u mbrojtur me fajesime apo shfajesime sepse besonte ne te pamundshmen ne fitoren e te mires ndaj te keqes te te drejtes ndaj padrejtesise te se mires se perbashket apo universale ndaj asaj personale familjare grupore.
Mu per kete ai ka lene ne porosi dhe trashegimi qe ende duhet zbuluar dhe zbatuar e qe eshte pajtimi ne kundershti eshte kompromisi ne mjetet qe zgjidhen per te arritur qellimin final dhe jokompromisi sa i perket arritjes se qellimit eshte respekti per njeri-tjetrin sidomos per kontributet ne dobi te Kosoves Enver Bytyci vep. e cit. f. 112.
Presidenti dr. Ibrahim Rugova ishte vertet vizionar filozof profet vegimtar strateg burreshtetas perfaqesues i denje i nje populli te lashte dhe martir i cili ne gjirin e tij kishte lindur dhe dhuruar botes shume personalitete te spikatura sidomos Gjergj Kastriotin-Skenderbeun dhe Nenen Tereze Bojaxhiu per te deshmuar virtytin e guximit dhe te trimerise por edhe vleren e bujarise dhe te dashurise flijuese dhe dhuruese.
Presidenti dr. Ibrahim Rugova gjithnje i pati ne mendje dhe ne zemer dy figura tejet te dalluara Papen Gjon Pali II dhe Nenen Tereze. Keto dy figura markante kishin ndikim dhe frymezim ne jeten dhe ne vepren e Ibrahim Rugoves sepse ai por edhe populli shqiptar nepermjet tyre arriti ta informonte dhe sensibilizonte boten mbi te gjitha Ameriken dhe Bashkesine Evropiane per gjendjen tone reale si dhe per te kerkuar dhe gjetur bashke me miqte tane rrugen e lirise dhe te demokracise ate te bashkejeteses dhe te dialogut nderetnik dhe nderfetar kuptohet ne dobi dhe te mire te te gjitheve Lexo Enver Bytyci vep. e cit. f. 112-119. Lidhja mes Papes Gjon Pali II dhe Nenes Tereze ishte e madhe dhe e shenjte. Nepermjet saj por edhe Imzot Nike Preles dhe Presidentit dr. Ibrahim Rugoves Papa Gjon Pali II e pastaj nepermjet tij kuptohet bota se fundi e kishte kuptuar dhe pranuar te verteten mbi Kosoven dhe popullin shqiptar.
Ja deshmia bindese e Papes Gjon Pali II Une e dua popullin shqiptar shume per dy arsye sepse ka vuajtur shume gjate dhe padrejtesisht dhe perse na keni dhuruar Nenen Tereze Don Lush Gjergji ndash Don Valentino Salvoldi Imzot Nike Prela Njeriu i Zotit Kishes dhe Popullit Velar ndash Bergamo Drita ndash Prizren 2010 f. 31.
Vepra e studiuesit Enver Bytyci mbi figuren e Presidentit historik te Kosoves dr. Ibrahim Rugoves Gandit te diteve tona sic e kam quajtur une nuk mund vetem te lexohet por duhet te zberthehet shpjegohet shqyrtohet edhe me teper te meditohet sepse ne te mund dhe duhet ta gjejme vetveten dhe te verteten tone historike dhe aktuale.
Libri i Enver Bytycit Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves ka shume perparesi dhe begati eshte nje shqyrtim i mirefillte filozofik politik shoqeror i jetes dhe veprimtarise se tij me burime te shumta vendore dhe nderkombetare mbi te gjitha me mundesi te analizave dhe sintezave te Presidentit Rugova por edhe te kohes dhe rrethanave qe paraprine lirine dhe pavaresine e Republikes se Kosoves per te cilen ai kishte flijuar shume mos te them gjithcka.
Prandaj mirenjohja dhe falenderimi yne i takon se pari Presidentit dr. Ibrahim Rugoves dhe bashkepunetoreve te tij per sherbimin madh qe ia bene Kosoves dhe mbare popullit shqiptar por edhe autorit Enver Bytycit i cili ne stilin e bletes grumbulloi dhe bashkerenditi shume mendime dhe interpretime interesante si dhe dy shtepive botuese Faik Konica nga Prishtina dhe Koha nga Tirana qe e mundesuan kete botim .
Memoria non perditur ndash te mos tretet kujtimi ndoshta do te ishte motoja me e qelluar per personalitetin e ndritur dr. Ibrahim Rugova per shume e shume shqiptare te cmuar dhe te dalluar te cilet per ne kane bere shume e ne ndoshta i kemi harruar apo nuk i njohim fare dhe dhuratat e thesaret e tyre nuk i kemi me ne mendje dhe ne zemer.