500 monedhat e Hoxhares cmimi sot

Nga studimi numizmatik rezulton se ky thesar eshte me monedha republikane pra romak nder te cilat me e vjetra i takon vitit 199 p.e.r kurse me e reja vitit 111 po p.e.r. Pra ka mundesi qe ky te jete viti i fshehjes. Zakonisht thesaret fshiheshin ne kohe turbullirash. Atehere nuk kishte banka dhe ruajtja me e mire qofte edhe nga dajaku ishte nentoka nuk kishte mundesi tjeter. Mirepo burimet antike te asaj kohe nuk permendin ngjarje te tilla qe do te detyronin pronaret te fshihnin pasurite. Tjeter duhet te kete qene arsyeja. Mirepo cfare Nje variant te kujdesshem e jep numizmatja Shpresa Gjongecaj qe edhe e studioi historikisht thesarin
Historia e thesarit te Hoxhares Zbulimi
Vete emri tregon origjinen. Historia e zbulimit te ketij thesari eshte nje shembull i persosur i rastesise. Ndodhi ne vitin 1979. Ne nje variant e tregojne keshtu.
Dy djem nga Hoxhara ne mos gaboj nxenes te klases se shtate si shpetuan nga telashet e mesimit po ktheheshin nga shkolla ne shtepi. Rruges qendruan dhe u ulen per kot ne dheun e hedhur te kanalit vadites Naum Panxhi qe kalonte aty. Filloi biseda djaloshare pa teme. Nganjehere behet me e kendshme kur shoqerohet me veprime te kota qe me sa duket shfrejne energjite. Ata moren nga dheu gure te vegjel dhe filluan te gjuanin ne faqen perballe ndonja pese metra larg. Pastaj gjeten nje shenje nje cope qeramike te perkulur si bark ene. Ne ato ane njerezit jane mesuar me qeramika te shperndara therrime te mbetura nga Apolonia dhe nuk u bejne fare pershtypje. Filluan ta gjuanin. Gjuaj e gjuaj dhe ja qe nje gur goditi qeramiken. Ajo u thye. Nga vendi i thyer si nga nje rezervuar i care u derdhen menjehere e rane ne uje monedha te shumta argjendi. Fati se ndoshta me kohe mund te kishin perfunduar ne rrjedhen e kanalit dhe te ishin zhdukur pergjithmone. Ne ato kohera nuk mendonte njeri per te pare anash tinezisht e te fuste ne xhepa pasurine e papritur. Ata i mblodhen monedhat dhe i dorezuan ne Apoloni. Gjesti pasuroi arkeologjine. Po ate dite arkeologet shkuan ne bregun e kanalit per te shqyrtuar gjendjen e per te mbledhur te mbeturat. U bene 562 cope. Pesedhjete metra me tej ishin themelet e nje ndertese. Po cfare Nuk u percaktua dot kurre.
Me sa duket edhe kujtesa edhe pershkrimet e ngjarjeve jane si ameba ato ndryshojne forme. Disa dite me pare mesova nje variant disi me ndryshe. Ata ishin pese apo gjashte kalamaj qe po laheshin ne kanalin vadites te bollshem me uje. Befas vune re ne skarpatin e gerryer nga rrjedha nje ene qeramike. E moren e pane te mbushur me balte por nuk po e zbraznin dot. Atehere e thyen duke e perplasur ne nje gur. Rane monedhat. Disa i mori rrjedha. Te tjerat u dorezuan apo perfunduan neper shtepi. Mbas ngjarjes ishin arkeologet ata qe mblodhen sa munden duke kerkuar edhe neper familjet aty.
Restaurimi
Ne vitin 1988 monedhat i sollen ne laboratorin tone per ti restauruar. Cte shikoje Vetem nje pjese e tyre mund te dalloheshin. Te tjerat ishin nje mase korrozioni balte e smerci nje konglomerat amorf pelerine qe peshtillte e ruante si edhe thesarin nje sekret te lashte monetar.
Analizat me rreze X qe u bene ne Institutin e Fizikes Berthamore treguan se masa kryesore e prishjes ishte bromuri i argjendit. Ajo zone e Apolonise ka shume brom. Ky brom eshte belaja me e madhe per argjendarite e zbuluara perreth Apolonise. Kur gjen kondita te pershtatshme u ben hatane objekteve. Keshtu kishte ndodhur edhe ne kete rast. Dhe hajde e hiqe se eshte teper i qendrueshem kimikisht Cfare nuk perdorem Si perfundim zbatuam nje metode qe eshte perdorur ne Australi per restaurimin e nje thesari gjigand te gjetur ne nje anije te mbytur.
Puna zgjati pese muaj. I gjithe qellimi ishte qe te rikthenim ne argjend ate pjese qe ishte korroduar. Ia arritem megjithese jo shume i forte por me teper si nje mase e shkrifet qe ruante shenjat dalluese te monedhes.
Enigma mbetet enigme
Tek vrojtonim siperfaqen e monedhave ne stereo-mikroskop ne njeren prej tyre gjetem te gervishtur fjalen PhiILambdaI. PhiILambdaI Ka qene zakon qe pronaret e thesarit te shkruanin emrin e tyre ne nje monedhe. Pra PhiIotaLambdaIota ishte pronari. Gati dy kilograme argjend Dhe kur eshte ne forme monedhash ka me shume vlere Kush ishte ky dhe kur u fsheh thesari Pse
Le te mundohemi te hamendesojme por vetem me nje kondite konkluzioni yne nuk e kufizon imagjinaten e askujt per te perfytyruar variantin e fantazise se vet.
Nga studimi numizmatik rezulton se ky thesar eshte me monedha republikane pra romak nder te cilat me e vjetra i takon vitit 199 p.e.r kurse me e reja vitit 111 po p.e.r. Pra ka mundesi qe ky te jete viti i fshehjes. Zakonisht thesaret fshiheshin ne kohe turbullirash. Atehere nuk kishte banka dhe ruajtja me e mire qofte edhe nga dajaku ishte nentoka nuk kishte mundesi tjeter. Mirepo burimet antike te asaj kohe nuk permendin ngjarje te tilla qe do te detyronin pronaret te fshihnin pasurite. Tjeter duhet te kete qene arsyeja. Mirepo cfare
Nje variant te kujdesshem e jep numizmatja Shpresa Gjongecaj e cila edhe e studioi historikisht thesarin. Po e citoj Sic duket pronari i ketij thesari mund te kete qene nje tregtar ose kalimtar romak i cili per rrethana te panjohura eshte detyruar ta fshehe ate ne toke. Marre nga Thesari i Hoxhares Iliria 2-1990 faqe 208..
Po emri PhiIotaLambdaIota Te gjitha shkrimet ne monedha jane me germa latine. Atehere cfare deshi emri ne greqisht Nga ka qene pronari Ishte tregtar apo grabites Dhe i ndjekur nga te vjedhurit u detyrua ta fuste ne nje qyp thesarin e ta groposte pesedhjete metra larg asaj shtepise ku ai mund te kete bujtur Kjo ndodhi plot 2111 vjet me pare. Pastaj ai vdiq ose e vrane dhe si te gjithe pronaret e thesareve te fshehura ne toke nuk arriti ta gezonte ate. Kjo po eshte fare e sigurt.
Vlera historike e thesarit
Ndonese thesari perbehet nga 562 monedha u studiuan vetem 552. Dhjete prej tyre ishin kaq te demtuara sa nuk lexoheshin dot. Dy monedha ishin subarate pra te lara me argjend njera perzierje argjend-baker kurse te gjitha te tjerat prej argjendi te paster.
Te gjitha monedhat - shkruan Shpresa Gjongecaj - jane te tipit denar. Pjesa me e madhe e denareve romake te ketij thesari jane prere ne punishten shteterore te Romes 543 cope ndersa 8 cope jane prere ne punishten e kolonise romake Narbo. Te gjitha monedhat e kesaj punishteje perfaqesojne denaret serrati prerjet me te hershme te te cilave jane te lidhura me aktivitetin monetar te saj.
Na duhet te japim disa shpjegime. Narbo ka qene nje koloni romake ne Azi. Denaret kane qene monedhat romake. Denaret serrate kane qene paret te zbukuruara anash me dhembeza.
Ne lashtesi ka qene rregull qe ne monedha te shkruhej edhe emri i nepunesit te ngarkuar me kontrollin monetar. Pra ishte si te thuash pak a shume njelloj si guvernatori i bankes sot. Mirepo jo gjithmone ndodhte keshtu. Ne thesarin e Hoxhares ka 36 cope monedha pa emer nepunesi e ne te tilla raste ato quhen anonime megjithese te njekohshme me ato te tjerat.
Konceptimi i monedhave eshte bazuar ne mitologjine greke apo ne transformimet e saj ne variantin romak. Me poshte do te jepen disa hollesi te shenjave te monedhave te domosdoshme per studimin numizmatik por me siguri te merzitshme per lexuesin e zakonshem i cili mund te lere pa lexuar te dy paragrafet e meposhtem.
Ne faqen e 446 monedhave dallohet koka e Romes e stampuar shume bukur gjashte raste te tjera paraqesin koken e Janusit ose Zeusi sipas mitologjise greke te Herkulit ose Herakliu sipas mitologjise greke te Apolonit te nje te riu dhe ne dy cope ate te Marsit.
Ne shpine dallohen here-here vellezerit dioskure Kastori dhe Poluksi pra vellezerit e Helenes dhe Klitemnestres Diana sinonimi romak i Demetres greke Viktoria romake ose Nikea greke e hipur ne karroce te terhequr nga kuajt me palmen ne njeren dore dhe me frerin ne tjetren Jupiteri ne kuadrige kuadriga eshte karroca me kater rrota te terhequr nga kater kuaj me skeptrin ne njeren dore dhe kamxhikun ne tjetren Juna e ideuar ne baze te Heres ne karrocen e saj te terhequr nga kater kuaj me kuroren e fitores dhe skeptrin Luna Hena me bige qe eshte karroce me dy rrota Juna Caprotina Marsi me kuadrige ujkonja e famshme romake duke ushqyer binjaket Apoloni ne kuadrige me harkun dhe shigjeten Perendia e Diellit me kuroren e rrezeve me kamxhik ne njeren dore dhe frerin e kuajve ne tjetren perendia e diellit dilte ne lindje me nje karroce te arte ndonje kolone spirale me statuje mbi te here-here zbukuruar me luane ose kambana mburoja maqedonase skena e perleshjes se dy kaloresve me shpate e me heshte Libertas Liria e kurorezuar nga Viktoria Fitorja Roma ne kembe qe mban nje skepter ne dore duke i vene kurore trofese se armatosur me mburoje e trumbete galike nje djalosh lakuriq i hipur ne kuadrige e qe hedh heshten nje kalores qe vrapon duke mbajtur ne njeren dore nje shpate dhe ne tjetren koken e nje barbari perleshje gladiatoresh skeme votimi skulpture kalorsiake etj. Nuk mungojne variante ne nengrupet e ndryshme.
Duke e mbyllur kete pjese te shkrimit per vleren historike do te ishte e domosdoshme te citojme edhe nje here numizmaten Shpresa Gjongecaj
Thesari i Hoxhares i perbere nga monedha republikane romake pa asnje drahme ilire eshte nje zbulim i rralle ne territorin tone ose sic mund te thuhet nje ratesi. Rreth viteve 100 p.e.r kur ka shume te ngjare te jete fshehur thesari drahma ilire kishte fituar nje rendesi te madhe ne qarkullimin monetar jo vetem ne tregun e brendshem por edhe ne pjesen veriore dhe lindore te Ballkanit. Per kete arsye mendojme se ky thesar nuk pasqyron ne menyre reale qarkullimin monetar ne vend ne kete kohe perderisa ne te mungojne monedhat e prera nga punishtet e Dyrrahut e te Apolonise ne afersi te se ciles eshte gjetur ky thesar. Drahmet jane paret.
Disa pyetje kureshtare
E para A eshte vjedhur gje Kjo merr pergjigjen Absolutisht jo
E dyta Si ruhet Pergjigjja Shume mire. Secila monedhe eshte fotografuar inventarizuar regjistruar dhe te gjitha pastaj jane vendosur ne tabaka plastike me foleza pelushi ku ne secilen foleze eshte vendosur nje monedhe. Tabakate jane futur ne kasaforta hekuri te trashe ne mjedise te mbyllura me dyer te blinduara e qe vezhgohen pa pushim nga kamera te lidhura me policine. Jashte rrine rojat.
E treta sa kushton ky thesar Natyrisht qe vleren me reale te momentit e jep ankandi. Megjithate mund ta japim nje cmim te perafert jo me pak se 3000000 leke.