Festivali i fundvitit rikthen të mëdhenjtë e muzikës
Autori i Lajmit: Redaksia
Emra të mëdhenj të muzikës shqiptare rikthehen në festivalin e fundvitit, i cili u plotëson këngëtarëve dhe autorëve ëndrrën e madhe, për tu ngjitur në skenën e Eurovizionit. Ndërsa vitin që shkoi përfaqësuesja e Shqipërisë në “Eurosong” ishte këngëtarja e re Kejsi Tola, këtë vit dilema është disa-fish më e madhe, ashtu si edhe konkurrenca, pasi zëra të fuqishëm si Rovena Dilo, Mariza Ikonomi, Juliana Pasha, Bojken Lako, Besa Kokëdhima e të tjerë konkurrojnë për të marrë pjesë në eventin më të rëndësishëm Europian të këngës, dhe pse jo, edhe për të na përfaqësuar denjësisht, në këtë event.
Autorët
Në Festivalin e 48-të të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar marrin pjesë krijues si Agim Krajka, Alfred Kaçinari, Edmond Zhulali, Endri Sina, Adrian Hila, Gjergj Jorgaqi... Disa prej tyre ua kanë besuar këngët "Të Rinjve", kështu quhet kategoria e zërave që këndojnë për herë të parë në festival. Vërehet edhe një pjesëmarrje besnike këto dy tre vitet e fundit e Ardit Gjebresë, Pirro Çakos, Bojken Lakos, Kristi Popës, këngët e të cilëve vijnë nga kategoria "Big" e këngëtareve. Tek kjo kategori pavarësisht se nënkupton artistë me përvojë, në fakt kanë hyrë "shumë shpejt", për shkak të cilësive dhe maturisë artistike zëra të rinj si i Dorina Garucit, Erga Halilajt, Kejsi Tolës (fituese e edicionit paraardhës), Flaka Krelanit etj. Në të njëjtën kategori janë edhe këngëtaret pjesëmarrëse edhe në vitet e shkuara si Mariza Ikonomi, Besa Kokëdhima, Juliana Pasha. Po krijohet përshtypja sikur festivali po përtërin veten, duke parë se në lista e këngëtarëve përmban vetëm një zë Big, Rovena Dilo. Festivali mbahet më 24-27 dhjetor në Pallatin e Kongreseve. Regjisor është Osman Mula, skenari Pandi Laço, udhëheqës artistik Selim Ishmaku, redaktor përgjegjës Françesk Radi, drejtor fotografie Franco Ferrari, skenograf Karlo Cane dhe koreograf Julian Bulku.
Këngët
Në festival janë paraqitur 78 këngë. Pas dëgjimit që organizatorët i kanë bërë, i kanë ndarë në 2 kategori, kategoria "big" dhe "të rinjtë". Pasi Radio-Televizioni Shqiptar si Radio-Televizion Publik, ndjen detyrimin që talenteve të reja dhe këngëtarëve që interpretojnë për herë të parë, tju japë mundësi dhe u ka rezervuar një natë të veçantë. Është menduar që të tillë të ketë 19. Nata e parë u kushtohet këngëtarëve të rinj, nga të cilët del një finalist. Nata e dytë do të jetë paraqitja e këngëtarëve profesionistë, apo "big", kategoria kryesore. Në të tretën do të jenë këngëtarët "big" në duete, grupe, apo friends, me të ftuarit e tyre, plus këngëtari që ka fituar natën e parë që është dukuria e re. Nata e katërt është finalja, ku shpallen fituesit. Organizatorët e konsiderojnë si listën më të mirë të 10 viteve të fundit, listën e pjesëmarrësve në këtë festival. Ndërsa emrat e kompozitorëve mund të na informojnë pjesëmarrjen e emrave të mëdhenj të muzikës si Gjebrea, Kaçinari, Zhulali, Pirro Çako, po kështu mund të flasim edhe për emra të mëdhenj tekstshkruesish. Për sa u përket teksteve marrin pjesë autorë si Agim Doçi, Jorgo Papingji, Pirro Çako, Pandi Laço, por edhe të rinj si Florian Zyka, që po shquhet kohët e fundit për tekstet e tij të bukura dhe është i kërkuar si nga profesionistët dhe nga të rinjtë, Olsa Maze gjithashtu dhe ndonjë kantautor që ka sjellë krijimin e tij. Skenografia, si një garë me festivalin që sapo përfundoi “Kënga Magjike”, edhe në festivalin e fundvitit do të jetë e realizuar nga një skenograf italian, Karlo Cane. Mjeshtri i zërit vjen edhe ai nga Italia. E gjithë kjo punë bëhet që transmetimi të jetë live. Në skenë do të jetë një orkestër komplet në transmetim "live" që është një hap përpara me vitet e tjera. Vitet e tjera ka pasur pika të pambuluara mirë nga arranxhuesit apo nga kompozitorët.
Pjesëmarrësit në festivalin e RTSH-së. Këngët, kompozitorët dhe këngëtarët
Kategoria BIG
“Pasqyra e vetes” Sokol Marsi Anjeza Shahini
“Mall i pashuar” Faton Dolaku Teuta Kurti
“Ave Maria Scaravaglione” Claudio La Regina
“Kalimtar” Kristi Popa Kamela Islami
“Love Love Love” Bojken Lako&Banda Adriatica
“Pa titull” Pirro Çako Besa Kokëdhima
“Sekreti i dashurisë” Klodian Qafoku Dorina Garuci
“Nuk di përse” Ardit Gjebrea Juliana Pasha
“Pa titull” Adrian Hila Denisa Macaj
“Party” Dorian Nini Erga Halilaj
“U dashuruam” Arsen Nasi Era Rusi
“Ne mes” Florent Boshnjaku Eliza Hoxha
“Le të bëhet çfarë të dojë” Edmond Zhulali Flaka Krelani
“Vazhdoj këndoj” Mariza Ikonomi Mariza Ikonomi
“Nuk të dorëzohem” Gent Myftaraj Erti Hizmo&Lindita Halimi
“Pa titull” Stefi Prifti Stefi&Endri Prifti
“Gëzuar” Agim Poshka Guximtar Rushani
“Përtej kohës” Endri Sina Rovena Dilo
“Pse ekzistojmë” Voltan Prodani Kejsi Tola
Kategoria Të Rinjtë
“Retë sna ndajnë” Roland Guli Stefan Marena
“Sa dua unë Gjergj” Jorgaqi Brikena Asa
“Dashurisë i erdhi vjeshta” Renuar Nimani Onanta Spahiu
“Stinë dashurie” Mark Luli Jona Koleci
“Beso akoma” Alfred Kaçinari Nazmie Selimi
“Tirana Brodëay” Agim Krajka Goldi Halili
“Zërin tim ta ndjesh” Edmond Rrapi Iris Hoxha
“Gabimi” Briz Musaraj Grupi Supernova
“Je larg” Edmond Mancaku Ardita Tusha
“Të dy e dimë” Selina Prelaj Selina Prelaj
“Një tjetër jetë” Vitmar Basha Vitmar Basha
“Për ty” Evans Rama Jorida Zaimaj
“Botë pa sy” Endrit Shani Grupi Lutus
“Ajo” Florian Carkanji Kelly
“Një fjalë të ngrohtë” Petrit Tërkuçi Dorina Toçi
“Ti” Borana Kalemi Borana Kalemi
“Vitet më të bukura” Luigj Dedvukaj Amanda Ujkaj&Violeta Lulgjuraj
“Si dy të huaj” Florian Zyka Grupi "Yje të panjohur"
Ky lajm është publikuar: 02/12/2009