Konfliket e pronësisë, 1300 dosje në gjykatë
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Konfliktet e pronësisë arrijnë në shifra rekord në kryeqytet. Mosmarrëveshjet për të drejtën e pronës kanë çuar në dyert e gjykatës 1300 dosje gjatë muajve të parë të këtij viti. Për të zgjidhur mosmarrëveshjet e shumta për të drejtën mbi pronën duket se palët në konflikt kanë zgjedhur tu drejtohen togave të zeza. Dosjet janë depozituar në Gjykatën e Tiranës. Burime zyrtare nga organi i gjyqësorit bëjnë të ditur se paditë me objekt pronën janë depozituar pranë sekretarisë së këtij institucioni gjatë këtij viti. Në kërkesëpaditë civile me pretendime mbi pronësinë, palë e paditur janë pjesëtarë të një familjeje ose individë me shtetin, por ka dhe disa raste kur konflikti shfaqet mes personave fizikë dhe kompanive private. Sipas të njëjtave burime, bëhet e ditur se si palë në proces, në një numër të konsiderueshëm padish, është dhe Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave si dhe institucione të tjera shtetërore.
Proceset
Për të zgjidhur një konflikt pronësie në gjykatë duhet të paktën një vit. Paditë e depozituara kanë si palë në proces persona të një trungu familjar. Mungesa e përsëritur e palës së paditur mban peng proceset dhe janë shqyrtuar një pjesë shumë e vogël e tyre. Sipas të njëjtave burime, si palë në proces në këto padi, në një numër të konsiderueshëm rastesh paraqiten dhe institucione shtetërore. Kështu, Komisioni i Kthimit dhe i Kompensimit të Pronave, Komisioni i Kthimit të Pronave, KKK Pronave ish-pronarëve, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë apo Bashkia e Tiranës, janë institucionet që janë paditur më shpesh në gjykatë nga persona fizikë e juridikë si dhe nga kompani të ndryshme.
Institucionet
Burimet nga gjyqësori konfirmojnë se gati në 90 për qind të rasteve institucionet e lartpërmendura janë paditur në gjykatë nga individë, të cilët pretendojnë se janë kryer parregullsi me pronat e tyre. Pala paditëse pretendon kthimin e pronës ose kompensimin e saj në vlerë monetare. Në rastet e shqyrtuara nga togat e zeza janë pranuar shumë padi duke i dhënë të drejtë palës paditëse, por dhe pas vendimit të gjykatës, shumë persona të shpallur si fitues të gjyqit nuk kanë mundur tu kthehen pronat apo të marrin kompensim. Çështjet, ku si palë në proces janë institucionet shtetërore, janë dosje më të komplikuara si dhe kërkojnë një kohë më të gjatë, jo vetëm për gjykimin e tyre, por dhe për zbatimin e vendimit të gjykatës. Ndërkohë, sipas burimeve zyrtare nga Gjykata e Tiranës, bëhet e ditur se janë shqyrtuar dhe dosje me objekt pronësie midis çifteve të ndara. Numri i këtyre çështjeve është i konsiderueshëm, edhe pse janë pikërisht këto dosje që marrin më shpejt rrugën e zgjidhjes. Konflikti i pronësisë lind pas ndarjes së bashkëshortëve dhe caktimit të kujdestarisë mbi fëmijët. Në shumicën e dosjeve, personi që fiton kujdestarinë pretendon pjesën më të madhe të pronës, edhe pse ajo mund të jetë krijuar para martesës së çiftit. Ndërkohë që një vit më parë, në statistikat e Gjykatës së Tiranës janë shënuar plot 780 dosje me objekt gjykimi të drejtën mbi pronën.
Procedurat për të rimarrë pronën
Personi që në bazë të një veprimi juridik për kalimin e pronësisë ka fituar kundrejt shpërblimit me mirëbesim një send të luajtshëm, bëhet pronar i këtij sendi edhe sikur tjetërsuesi të mos ishte disponues i tij. Megjithatë fituesi, qoftë edhe me mirëbesim, nuk bëhet pronar i sendit kur ky është i vjedhur. Fituesi me mirëbesim bëhet pronar i monedhave dhe i letrave me vlerë tek prurësi, edhe sikur këto ti jenë vjedhur ose ti kenë humbur pronarit ose personit juridik publik. Dispozitat e mësipërme nuk zbatohen për sendet e luajtshme që janë të shënuara në regjistrat publikë. Prona fitohet e lirë nga të drejtat e tjetrit mbi sendin, në rast se këto të drejta nuk rrjedhin nga titulli dhe nga mirëbesimi i fituesit. Legjislacioni shqiptar parashikon që çështjet e pronësisë të zgjidhen nga nenet 149-231, të cilët parashikojnë se pronarit të sendit i takojnë frutat natyrore që prodhon sendi, përveç kur pronësia e tyre u është kaluar të tjerëve. Në këtë rast pronësia fitohet pasi frutat të jenë ndarë nga sendi. Personi që merr frutat, duhet që brenda vleftës së tyre të shpërblejë shpenzimet e bëra për prodhimin dhe vjeljen e tyre. Ndërkohë për të hapur një padi civile me objekt pronën, zhvillohet në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurës Civile. Ai fillon në bazë të padisë që i bëhet Gjykatës nga një person fizik ose juridik. Pronari është i lirë në përdorimin e sendit, pa dëmtuar të drejtat e personave të tjerë dhe brenda kufijve që caktohen nga ligji ose nga zakonet e mira. Ai nuk mund tu krijojë fqinjëve shqetësime të tilla, si zhurma, dridhje, futje të tymit, nxehtësive, avujve ose përhapje të tjera të ngjashme, të pengojë gëzimin e pronave të tyre, duke ndryshuar rrjedhat, prurjet ose cilësinë e ujërave që rrjedhin në tokën e tij ose të ujërave nëntokësore, si dhe të përdorë ujërat që komunikojnë lirisht me ato të tokës së tjetrit, përveç kur këto shqetësime nuk kalojnë shkallën e zakonshme të tyre. Pronari gjatë ushtrimit të të drejtave të tij, detyrohet të marrë masa për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit përreth.
PRONESIA
DISPOZITA TE PERGJITHSHME
Neni: 159
Përmbajtja: Pronari është i lirë në përdorimin e sendit, pa dëmtuar të drejtat e personave të tjerë dhe brenda kufijve që caktohen nga ligji ose nga zakonet e mira. Ai nuk mund tu krijojë fqinjëve shqetësime të tilla si zhurma, dridhje, futje të tymit, nxehtësive, avujve ose përhapje të tjera të ngjashme, të pengojë gëzimin e pronave të tyre, duke ndryshuar rrjedhat, prurjet ose cilësinë e ujërave që rrjedhin në tokën e tij ose të ujërave nëntokësorë, si dhe të përdorë ujërat që komunikojnë lirisht me ato të tokës së tjetrit, përveç kur këto shqetësime nuk kalojnë shkallën e zakonshme të tyre. Pronari gjatë ushtrimit të të drejtave të tij, detyrohet të marrë masa për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit për rreth.
Neni: 166
Përmbajtja: Personi që në bazë të një veprimi juridik për kalimin e pronësisë ka fituar kundrejt shpërblimit me mirëbesim një send të luajtshëm, bëhet pronar i këtij sendi edhe sikur tjetërsuesi të mos ishte disponues i tij. Megjithatë fituesi, qoftë edhe me mirëbesim, nuk bëhet pronar i sendit kur ky është i vjedhur. Fituesi me mirëbesim bëhet pronar i monedhave dhe i letrave me vlerë tek prurësi, edhe sikur këto ti jenë vjedhur ose ti kenë humbur pronarit ose personit juridik publik. Dispozitat e mësipërme nuk zbatohen për sendet e luajtshme që janë të shënuara në regjistrat publike. Prona fitohet e lirë nga të drejtat e tjetrit mbi sendin, në rast se këto të drejta nuk rrjedhin nga titulli dhe nga mirëbesimi i fituesit.
Neni: 168
Përmbajtja: Personi që ka fituar me mirëbesim një send, në bazë të një veprimi juridik për kalimin e pronësisë dhe që nuk është i ndaluar nga ligji, bëhet pronar i këtij sendi, pas një posedimi të pandërprerë prej pesë vjetësh kur sendi është i luajtshëm dhe prej dhjetë vjetësh kur ai është i paluajtshëm. Kur posedimi nuk është me mirëbesim, afatet e posedimit të pandërprerë dyfishohen. Posedimi konsiderohet i pandërprerë edhe kur fituesi i sendit ia ka dhënë posedimin një personi tjetër. Nuk mund të fitohet me parashkrim fitues një send që është pronë publike e patjetërsueshme.
Ky lajm është publikuar: 02/12/2009