Fushë-Krujë, Tritol fabrikës ku u vra 17-vjeçari
Autori i Lajmit: Redaksia
Një sasi prej 800 gramë lëndë eksplozive është gjetur në afërsi të fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, objekt në të cilin pak ditë më parë u vra një 17-vjeçar që dyshohet se kishte hyrë për të vjedhur. Persona të paidentifikuar i kanë vënë flakën fitilit ndezës, por është e paqartë se si mekanizmi nuk ka shpërthyer. Hetimet kryesore të policisë janë drejtuar tek familja e adoleshentit të vrarë pak ditë më parë nga roja i fabrikës.
Hetimet
Personi i ndaluar nga policia me akuzën e vrasjes së 17-vjeçarit që dyshohet se hyri në fabrikën e çimentos për të vjedhur, ka dëshmuar në polici, duke pretenduar se krimi ka ndodhur aksidentalisht. "Qëllova për ta trembur, por u godit nga plumba rikoshete", ka thënë shtetasi M.R, roje i fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë, gjatë shpjegimeve të dhëna në polici.
Vrasja
Vrasje me armë në fabrikën e çimentos në Fushë-Krujë. Roja i fabrikës së vjetër të çimentos me iniciale M.R, ka vrarë me armë zjarri një person që dyshohet se kishte hyrë në brendësi të fabrikës për të vjedhur. Roja fillimisht ka qëlluar në ajër dhe pastaj në drejtim të viktimës, 17-vjeçarit Avdyl Zalla. Policia, e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, dyshon se viktima kishte hyrë për të vjedhur në fabrikë, ndërsa mësohet se ai është dërguar i plagosur drejt Spitalit Ushtarak, por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve. Ndërkaq policia bën të ditur se ka shoqëruar në komisariat rojen e fabrikës, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Sipas policisë, roja ka pretenduar se i ka bërë thirrje 17-vjeçarit të largohej duke tentuar ta trembë përmes disa plumbave të shkrepur në ajër, por sipas tij, i riu nuk është bindur.
Arrestimi
Menjëherë pas ngjarjes së rëndë policia ka vënë në pranga rojen e fabrikës. Ky i fundit ka pranuar në polici krimin, por ka shtuar se nuk kishte për qëllim ta vriste 17-vjeçarin. Sipas dëshmisë së tij për grupin e hetimit, mësohet se roja e ka paralajmëruar disa herë të riun të qëndrojë në vend, por ai ka refuzuar. Më pas, - ka pohuar për policinë roja, - qëllova disa herë në ajër dhe plumbi ka zënë pa dashje adoleshentin. Me gjithë pretendimet e autorit, policia ka ngritur në adresë të tij akuzën për vrasje me dashje. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë grumbulluar të gjitha provat që vërtetojnë autorësinë e ngjarjes, ndërsa dosja do ti dorëzohet për hetime të mëtejshme Prokurorisë.
Ky lajm është publikuar: 02/12/2009