Reforma zgjedhore, Meta: Transparente dhe gjithëpërfshirëse
TIRANË- “Të nisë sa më parë puna për reformën zgjedhore”. Ky është apeli që bëri pasditen e sotme, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, në mbledhjen e kryesisë së partisë që ai drejton.
Sipas Metës reforma zgjedhore nuk është cështje vullnetesh personale, ndaj ka ardhur koha që të lihen mënjanë retorikat dhe të veprohet sa më parë për hartmin e një reforme, e cila sipas tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente.
“Dua ti bashkohem thirrjes se ambasadorit të OSBE/ODIHR Eugen Wollfarth, lidhur me domosdoshmërine për fillim e punës për reformën zgjedhore, e cila thirret nga të gjithë edhe nga Bashkimi Europian, pasi është koha për të lënë fjalët dhe retorikat dhe për ti kthyer në vepra konkrete, për një reformë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Për LSI, reforma zgjedhore nuk ka qenë dhe nuk do jetë cështje vullnetesh personale dhe parciale, por do jetë një cështje qytetare dhe më e rëndësishmja është se lidhet me funksionimin e demokracisë dhe institucioneve dhe me respektin ndaj cdo qytetari të Republikës dhe me barazinë e votës”,- nënvizoi Meta.
Kreu i LSI-së theksoi se nuk duhen përsëritur praktikat e dështuara të së kaluarës dhe të gjitha vonesat janë të pajustifikuara.
“Nuk duhet të pësërisim praktika që kanë dështuar në të kaluarën, por duhet të vendosim demokraci për një plan afatgjatë. Vonesat janë të pajustifikuara. Është koha për të kaluar në veprime kontrete”,- u shpreh Meta.
Meta bëri thirrje që ti jepet fund praktikave bllokuese të integrimit, ndërkohë nënvizoi që Parlamenti duhet të përmbushë detyrimet përkatëse në këtë aspekt.
“Ëshë kërkesë e gjithë opinonit publik që ti jepet fund cështjeve të integrimit Europian dhe penalizimit të Shqipërisë. Ne bëjmë apel për t'i dhënë fund praktikave zvarritësve. I bëjmë thirrje Parlamentit që të përmbushë prioritetet e duhura. Unë kam besim që në këtë situatë ku vetë Bashkimi Europian ndeshet me sfida ku situata ekonomike dhe financiare është situatë më poblematike se në të kaluarën, në këtë kontekst me një angazhim më të madh vendi ynë mund ta kalojë me kosto më të ulët”,- përfundoi fjalën e tij kreu i LSI-së, Ilir Meta.
(e.m/BalkanWeb)
.