E Diel, 1 Nëntor 2026

Festivali i shkencës në Shkodër, gjimnazistët prezantojnë projektet dhe punimet në fusha të ndryshme

14 gjimnaze dhe 23 projekte të të rinjve, u prezantuan në Festivalin e Shkencës që u mbajt në Shkodër.

Kreativiteti, mendimi kritik dhe aftësitë kërkimore të nxënësve të shkollave të mesme, erdhen të prezantuara përmes projekteve inovative në shkencë, teknologji dhe matematikë.

Një pjesë e tyre janë frymëzuar nga jeta e përditshme dhe problemet që konstatojnë në qytetin e Shkodrës, për t’i sjellë përmes këtyre projekteve me zgjidhjet përkatëse, sic është rasti i “Smart City” nga shkolla “Adem Haxhija”, Postribë, Ndikimi i përmbytjeve në Anë të Malit nga shkolla “Idriz Hoxha”, apo sistemi paralajmërues për përmbytjet në qytet, nga shkolla “Jordan Misja”.

Të tjerë kanë prekur fushën e mjekësisë, ndikimin teknologjik dhe ndihmën që mund të vijë prej saj në metodën e re të mësimdhënies.

3 projektet fituese do të prezantojnë Shkodrën në festivalin kombëtar të shkollave të Shqipërisë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›