Festivali i te Rinjve sot prezantimi i pare
Sot ora 11.00 prezantohet per mediat konkurrentja e pare e Festivalit Teatror te te Rinjve Klodiana Kadillari e cila e ka shkruar konceptuar dhe e interpreton vete monodramen Pikellim. Nje veper e shkruar per jeten e nobelistes Nene Tereza dhe misionin e saj bamires neper bote. Vepra shfaqet ne skenen e vogel te Teatrit Kombetar neser ora 19.00.
Festivali mbahet nga data 11 nentor deri me 15 dhjetor ku prezantohen 7 shfaqje nga 7 regjisore femra. Shfaqjet rikthehen edhe nje here brenda Javes Teatrore te te Rinjve qe mbahet nga 16-23 dhjetor. Konkurrojne Alma Hoti Luljeta Hoxha Sonila Kapidani Andia Xhunga Rozina Kostani Elma Dorezi dhe Klodiana Kadillari.