Festivali ‘Pianisti i ri’ promovon artistët e rinj
TIRANË- Festivali mbarëkombëtar "Pianisti i Ri" do të zhvillojë këtë vit edicionin e tij të 16-të në datat 27-29 maj, kësaj here në kujtim të pianistit italian Filippo Trevisan.
Pianistë të rinj, 7 deri në 18-vjeç, do të konkurrojnë këtë vit në pesë kategori sipas moshave, ndërkohë që në fund do të vlerësohen me 5 çmime të para "absolute", një çmim "Mozart", "Beethoven", "Chopin" dhe "Lola Gjoka".
Në kuadrin e 200 vjetorit të lindjes së kompozitorit dhe pianistit hungarez Franc Liszt, për interpretuesin më të mirë të veprës së tij, do të jepet çmimi "Liszt".
Një risi tjetër e këtij edicioni është çmimi "Filippo Trevisan", që do të ndahet në kujtim të pianistit të talentuar italian Filippo Trevisa, karriera e të cilit u ndërpre aksidentalisht në 2001. Gjithashtu çmimi "Carola Grindea" , në kujtim të themelueses së shoqatës Eruropean Piano Teachers Assotiation 33 vjet më parë, do përcaktohet gjithashtu në koncertin e finalistëve, 29 maj.
Juria e festivalit përbëhet nga 5 përfaqësues të shkollave ndërkombëtare, Flavio Zaccaria-Itali, Nadia Lesserson-Angli, Paul Peters-Belgjikë, Teresa Trevisan-Itali, ndërkohë që kryetari i jurisë është drejtori i Shkollës së Muzikës pranë Qëeen’s University Ontario Kanada, Ireneus Zuki.
Ky festival, bashkëpunim i European Piano Teachers Assotiation, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Kombëtare Artistike "Jordan Misja" dhe shkollën 9 vjeçare "Servete Maçi", është shprehje e arritjeve të artistëve të rinj drejt rrugës për të përsosur mjeshtërinë e interpretimit.
Koncerti i finalistëve do të zhvillohet në 29 maj në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ku fituesit e çmimeve absolute për vitet 2010-2011 do të konkurrojnë për çmimet "Lola Gjoka", "Carola Grindea" dhe "Filippo Trevisan".
(e.m/ata/BalkanWeb)