Traviata pa leke me dy gozhde e dy derrasa
Teksa moshataret e tij kengetare ne Opera kishin fiksuar syte te transmetimet e pafundme politike ne televizor Shyqyri Caushaj fliste per operen Traviata te Xhuzepe Verdit qe e ka ne mendje prej 30 ditesh qysh kur vendosi per te realizuar me zero leke aktin e trete te saj. Kjo pjese e Operes u shfaq mbreme ne Teatrin e Metropolit duke sjelle nje deshmi sesi mund te behet art edhe pa para.
Studentit te vitit te dyte per regji teatri ne Akademine e Arteve Caushajt 20 vjecar i lindi ideja per te punuar me kete veper teksa ndiqte ne sallen e Teatrit te Operes nje nga shfaqjet e saj ne muajin prill. Si iu duk Traviata ate nate Pak e vaket thote ai mungonte mjeshteria e aktorit fantazia dhe imagjinata. Vetiu i lindnin ide akt pas akti per realizimin e vepres nese do ta kishte ai ne dore teksa e shikonte ulur ne nje nga stolat e atij teatri.
Pa para pa kushte e pa mbeshtetje por me guxim dhe pasion ai mori persiper realizimin e vetem nje akti nga kjo opera. Realizimi i se gjithes ishte kuptueshem i pamundur Shyqyriu ndjek nje moto ne punen e tij disfavorin ktheje ne favor qe e ndihmoi tia dilte mbane edhe kesaj here. Nuk kisha para nuk kisha sponsor vetem pese soliste dhe nje koncertmaester dy gozhde e dy derrasa tregon studenti qe e nisi punen per kete shfaqje nga hici.
Ama kishte kurajo per ti kerkuar kengetareve te Operes Emiljana Palushajt Lindita Koles Armando Likajt Solen Alles te vinin ne shfaqjen e tij pa ndonje shperblim. Kurse Elson Brahes qe deri me tani eshte pare si figurant dhe me role te dyta ne Opera i dha mundesine te interpretonte ne nje rol te pare ate te Alfred Zhermonit. Ketij grupi te rinjsh i besoi edhe Ingrid Pulizo pianiste prej vitesh e Operes. Ideja e Caushajt dhe e grupit te tij u be konkrete kur iu hapen pa asnje kosto dyert e Teatrit te Metropolit per sallen Shekspir. Kjo salle ishte e duhura per ate lloj teatri qe ai kerkon te realizoje nje teater i varfer ne objekte dhe i pasur ne emocion.
Kohet e fundit Shyqyri Caushajt iu dha nje mundesi nga Akademia e Arteve per nje specializim ne Marseje nen drejtimin e profesorit Jean-Pierre Raffaelli nje seri leksionesh mbi Teatrin e Varfer te Grotovskit dhe Mjeshterine e Aktorit. I ka ende te fresketa ne mendje mesimet mbi teatrin qe i japin liri imagjinates. Keshtu filloi puna per nje Traviate te zhveshur nga madheshtia dhe shkelqimi pa shandane pa veshjet mondane pa fustanet dhe dorashka e zonjave.
Me rendesi ishte mesazhi i operes dhe emocionet qe percjell. Ato pak objekte qe ndodhen ne skene duhet te jene ne funksion te shprehjes se mesazhit. Dhe ja sesi e mbushi Shyqyriu skenen qe pati ne dispozicion
U krijua nje pod me gozhde dhe derrasa qe eshte krevati i Violetes i vendosur ne mes te skenes. Te gjitha i kam sajuar vete. Kam blere vajguri per te ndezur 4 pishtaret fitilat i kam bere po vete pa asnje lloj ndroje kam hipur ne pemet pas TKOB-it per te marre gjethe te kalbura dhe me to kam rrethuar skenen rreth e perqark. shte nje metafore per njerezit qe rrethojne Violeten per shoqerine e kalbur te kohes.
Keshtu u realizua skenografia. Kostumet i kane sjelle vete solistet dhe i kane pershtatur per kete shfaqje.
Qysh kur filloi nga puna me operen Traviata La Traviata 1853 me libret te Francesco Maria Piave-s Caushaj e kishte pertypur mire vepren e Dymase i biri Zonja me Kamelie. U thellua ne jeten tragjike te Violeta Valerit kurtizanes qe vdes e vetme dhe e perbuzur nga shoqeria e kohes Parisi i shek XVIII. shte shoqeria e kohes qe individin kerkon tia dobesoje fuqite ta fundose ta rrenoje.
Per kete arsye ne regjine e tij Shyqyriu i devijon finales se operes qe te gjithe njohin. Ketu Violeta vdes vetem. Ardhja e Alfredit ndodh vetem ne imagjinaten e saj ne enderr. As sakrifica dhe lufta e brendshme nuk e ndihmuan ate ti ndryshonte rrjedhe fatit. Personazhi i saj na jep nje mesazh shume te forte. Njerezit qe e rrethojne nuk e mundin dot ate. Shpirtin nuk arrijne tia marrin. thote Caushaj.
Stafi energjik i kesaj opere i ka kushtuar rendesi studimit te thelle te personazhevene kush jane nga vijne ckohe jetojne. Per solistet e Operes Palushajn dhe Likajn qe jane angazhuar me jo pak role me peshe ne skenen e madhe puna tani perqendrohet te shprehja e lire e personazhit ai te doktorit ajo te Violetes. Ne kete pjese doktori nuk eshte thjesht njeriu qe i sjell ilacet te koka heroines. Ajo i drejtohet atij jo vetem per vuajtjet e trupit por edhe te shpirtit.
fare i ke kerkuar mexosopranos Lindita Kola-e pyesim Caushajn. Te jete vetja. Une aktoreve keshtu dua ti quaj sepse kemi punuar shume me mjeshterine e aktorit nuk i kerkoj te luajne karakteret. Nje aktor i mire luan veten ne nje situate tjeter. Alfred eshte Elson Braha kurse Zhorzh Zhermon Solen Alla.
Ne fund te aktit te trete te operes Traviata publiku pa edhe nje dokumentar te pergatitur nga regjisori me pjese nga provat ku shihej qarte puna me vepren.
Caushaj nderroja futbollin
Qe ne moshen 6 vjecare babai me dhuroi nje fizarmonike dhe me tha Kjo eshte buka jote. Dhe ishte e vertete. Kujton sesi filloi mesimet e para per fizarmonike Shyqyri Caushaj qe realizoi nje nate me pare regjine e aktit te trete te operes Traviata ne Teatrin e Metropolit.
Por pasioni i pare i Shyqyriut sot 20 vjecar nuk ka qene muzika por futbolli. Nje aksident ne loje me ekipin Beikta.J.K ne Stamboll e detyroi qe te hiqte dore nga ai. Nuk i ngelet peng sepse aty mesoi ceshte disiplina puna ne grup sfida triumfi humbja rezistenca respekti per kundershtarin qe sot e ndihmojne ne punen ne teater.
Shyqyriu ka jetuar 1 dekade ne Stamboll dhe 1 ne Shqiperi. Ne Stamboll shkoi 6 muajsh kur ne vitet 90 familja e tij emigroi ne vend te huaj. U kthye ne Shqiperi 12 vjec dhe u largua 17. Ne kohen qe qendroi ne Shqiperi u aktivizua ne ekipin e futbollit Tirana te cilit i dha kupen e Kampionatit per moshat 17-vjecare ne vitin 2006.
Ne Stamboll shkoi per ta cuar me tej pasionin e tij. U aktivizua ne ekipin Beikta.J.K dhe nderkohe ndiqte mesimet ne liceun Vefa Poyraz. Me ekipin e Stambollit luajti vetem nje vit. Pas aksidentit ne gju i dha fund me futbollin. Me vone ktheu syte nga teatri. Prej dy vitesh eshte futur ne Akademine e Arteve ne degen e regjise se teatrit ne klasen e pedagogeve Mehmet Xhelili dhe Donard Hasani.
I pelqen regjia e Operes me shume se e teatrit ajo e afron me muziken. Ne vitet e fundit eshte angazhuar ne Teatrin e Operes per regjine e koncertit festiv Flamuri qe qendisi lirine me rastin e festave te Nentorit dhe te Grand Ballo 2010. Ai mendon se ky institucion ka nevoje per njerez qe punojne me pasion ka nevoje per frymen e re.
Duhet te punohet me mjeshterine e aktorit sepse jo vetem muzika te percjell emocion. Opera eshte teater ne radhe te pare nje teater me muzike. Prandaj quhet Teatri i Operes dhe Baletit thote i riu qe sheh nje ambient teatror te varfer ne Shqiperi nje teater qe financohet pak. Edhe nje aspekt tjeter e ben me te trishte realitetin ku i riu punon. Kur behet fjale per opera tashme e dijne te gjithe se kush i ben.
shte vetem nje njeri. Por njerezit kane nevoje te shohin nje dore tjeter. Une kam nevoje per nje mundesi ku te tregoj talentin dhe zotesite qe kam ne kushte normale pune.