E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takon Presidentin e Austrisë

 Gjatë pritjes, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njohu Presidentin Fisher mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri. Në kohë sfidash globale, tha Topalli, Shqipëria vazhdon të njohë rritje ekonomike pozitive.

Sipas saj, të dhënat tregojnë se në Shqipëri nuk ka rritje papunësisë, në ndryshim nga sa ndodh në shumë vende të tjera.   “Shqiptarët, shikojnë me optimizëm të ardhmen.

Në një kohë kur në shumicën e vendeve të Evropës ka shkurtime të rrogave dhe pensioneve në vendin tim ne vazhdojmë t’i rrisim ato” tha Kryetarja e Kuvendit. Presidenti Fisher, si një nga personalitetet që ka vizituar Shqipërinë, që në momentet e para të demokracisë në Shqipëri, në postin e Kryetarit të Parlamentit Austriak, i bëri të ditur Kryetares Jozefina Topalli se ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, si dhe vuri në dukje progresin pozitiv të vendit tonë.

                                                                                             2012-08-25 15:40
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›