E Shtunë, 31 Tetor 2026

A e njihni këtë kriminel?

Përveç se ka vënë 10 mijë euro në dispozicion për çdo kënd që jep informacion për ngjarjen, policia ka shpërndarë edhe disa foto jo fort të qarta të autorit.

“Për hetimin e kësaj ngjarje në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë është formuar grupi i posaçëm hetimor, i cili kreu veprimet e para hetimore dhe procedurale duke shoqëruar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, persona dhe dëshmitarë që kanë dijeni për këtë ngjarje. Në vendin e ngjarjes u kryen veprimet procedurale, si këqyrja e vendit të ngjarjes duke mbledhur dhe administruar provat. Paraprakisht nga grupi hetimor, po punohet në disa pista hetimi, por kryesisht në konfliktet e mëparshme midis viktimës dhe autorit, motive pronësie apo vjedhje me dhunë”, thekson policia.

Gjithashtu, policia vë në dispozicion tre numra telefoni për të gjithë ata që mund të kenë informacion, duke ruajtur anonimitetin, përkundrejt shumës prej 10 mijë eurosh. Numrat janë 129 & 069 41 00 353 &  069 41 04 111. Dy net më parë mbeti i vdekur me armë zjarri shtetasi Petrit Kurti (Nela),  53-vjeç, pronar i një minimarketi. Ai është vrarë brenda dyqanit të tij. /Start/

                                                                                             2012-08-25 14:08
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›