Ekspozita Shqiperia sic ishte
“Shqipëria sic ishte”. Kështu titullohet ekspozita me foto të rralla të shkrepura nga gjeologë dhe studiues italianë në fund të ‘800 dhe fillimi të ‘900. Fotografitë e prezantuara në Muzeun Kombëtar na njohin me qytete të ndryshme shqiptare, zakone, etnografi, urbanistike dhe histori. Drejtori i muzeut e cilëson këtë ekspozite si me të vecantën të çelur ndonjëherë në muze.
500 fotografitë të cilat prej shekujsh janë pjesë e arkivës së gjeologjisë italiane prezantohen për herë të parë në Tiranë, ku na kujtojnë se si kemi qenë, si kanë qenë rrugët, pazaret, qytetet tona ku shpesh pa lexuar shënimin zor se mund të identifikohet. Fotografitë e prezantuar janë zgjedhur mes 3500 imazhesh.
Ekspozita është dhuratë e Institutit Italian të Kulturës dhe ambasadës Italiane për këtë 100 vjetor.