Festohet 64 vjetori i çlirimit të Tiranës
Veteranët dënojnë përpjeket historike dhe politike për të ndërhyrë në histori, e që sipas tyre janë veç përpjekje për të errësuar të vërtetën. Në përvjetorin e 64-tërt të çlirimit të kryeqytetit, pjesëmarrësit e operacionit të 17 nëntorit 1944- thonë se poltikanë të disa pëfaqësimeve politike apo pseudo - historianë, po tentojnë të hedhin baltë mbi të vertetat historike, duke fshehur identitetin e këtyre ngjarjeve. Data e çlirimit të kryeqytetit nga nazistët, është përkujtuar nga bashkia e Tiranës me veterenanët e mbetur të kësaj lufte. Pasi ka vendosur kurora mbi bustin e partizanti të panjohur, symbol i të rënëve në operacionin e 44-ës, kryebashkiaku rama, ka shprehur mirënjohje ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për këtë ngjarje të madhe. Lufta e Tiranës ose operacioni i Ushtrisë Nacional Çlirimtare, përcaktoi çlirimin e plotë të shqipërisë. Ai operacion konsiderohet më i përgjakshmi, mes styre shumë gra pleq e fëmijë. Tirana është i pari kryeqytet në Ballkan dhe i vetmi në Evropë, që u çlirua krejt nga vetë Ushtria Nacionalçlirimtare dhe nga populli i saj.