Studimi; Sëmundjet e zemrës shkaktojnë depresion
Organizata Botërore e Shëndetësisë përllogarit se mbi 7 milionë njerëz vdiqën si pasojë e goditjeve në zemër në vitin 2005. Kjo e bën këtë sëmundje një prej shkaktarëve kryesorë të vdekjeve. Shkencëtarët gjithashtu thonë se një prej efekteve anësore të sëmundjes së zemrës është depresioni mendor. Kjo është arsyeja që kohët e fundit, shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës rekomandoi që personat me sëmundje koronare, duhet gjithashtu të kontrollohen edhe për depresion. Shoqata kundër sëmundjeve të zemrës kërkon nga mjekët që t’i pyesin pacientët me sëmundje në zemër edhe sa shpesh në dy javët e fundit kanë treguar pak interesim për të bërë gjëra të pëlqyeshme. Dhe gjatë këtyre dy javëve, sa shpesh janë ndjerë të dëshpëruar apo të mërzitur? Përgjigjet mund të jenë nga “asnjëherë” deri në “çdo ditë”. Nëse përgjigjja është pohuese e prerë, shkencëtarët rekomandojnë që pacientëve t’u bëhen pyetje të tjera rreth gjumit, lodhjes, oreksit e marrëdhënieve me të tjerët. Shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës thotë se studimet kanë treguar se pacientët me sëmundje në zemër përjetojnë gjendje depresioni 3 herë më shumë sesa njerëzit e tjerë. Studimet në këtë fushë gjithashtu thonë se pacientët me depresion që nuk trajtohen janë më të prirur të mos i marrin ilaçet e zemrës ose të mos shkojnë rregullisht për terapi tek mjeku. Depresioni mendor trajtohet me barna, terapi bisedash klinike dhe ushtrime fizike, duke iu përshtatur kushteve të pacientit. Kardiologët thonë se jeta e një pacienti mund të zgjatet ose ndoshta shpëtohet, duke e trajtuar depresionin në fazat e hershme të shfaqjes së tij.
“Zëri i Amerikës”
Studimi
Vitamina B nuk shëron Alcajmerin
Ka kohë që shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra për të ngadalësuar zhvillimin e sëmundjes së Alcajmerit, nga e cila preken gjithnjë e më shumë njerëz në mbarë botën. Jeta e Geri dhe Meri Paunit ndryshoi rrënjësisht 3 vjet më parë, kur tek Meri u shfaqën simptomat e para të Alcajmerit. Geri thotë se kjo afektojë rrënjësisht jetën e tyre, deri atëherë normale. Por sëmundja i afroi ata edhe më shumë me njëri-tjetrin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve me Alcajmer dyfishohet çdo 5 vjet për persona nga mosha 65 deri 85 vjeç. Por nëse kjo sëmundje vonohet për 5 vjet, numri i rasteve në mbarë botën do të përgjysmohej. Deri kohët e fundit, mjekët kishin shpresuar se doza të larta me vitamine B mund të ulnin ritmin e vdekjes së qelizave të trurit dhe si rrjedhojë të ngadalësonin keqësimin e sëmundjes. Por një studim i ri tregoi se vitamina B në doza të larta nuk ishte e efektshme, përkundrazi ajo duket se i shtoi rastet e depresionit tek pacientët që e marrin atë. Doktor Paul Ejsin, një prej autorëve të studimit, thotë se rezultatet ishin zhgënjyese, pasi marrja e vitaminës B në doza të larta nuk pati ndonjë ndikim pozitiv ndaj Alcajmerit.
Pacientët me Alcajmer kanë nivele të larta të një substance kimike të quajtur homocystein. Vitamina B ndihmon për shpërbërjen e kësaj substance në gjak, prandaj shkencëtarët donin të vërtetonin nëse shtimi i vitaminës B tek pacientët me Alcajmer do të ndihmonte në ngadalësimin e humbjes së kujtesës. 240 pacientë morën çdo ditë vitamina B, ndërkohë që 170 të tjerët morën placebo. Tek ata që morën vitamina B niveli i homocystinës u pakësua rreth 25 për qind, megjithëse të dy grupet e pacientëve patën të njëjtën shkallë humbjeje kujtese.