Durrës, shumica e të strehuarve në kabina, me dy shtëpi
Bashkia e Durrësit ka nisur nga dje verifikimin e të gjitha kabinave të dikurshme të plazhit publik, pasi sipas zyrtarëve të këtij institucioni, “shumica e tyre janë zaptuar nga persona që disponojnë një ose dy shtëpi, duke synuar nxjerrjen e fitimeve me mashtrime”. Janë rreth 200 kabina në plazhin e Durrësit që janë pushtuar nga persona që disponojnë nga një apo më shumë shtëpi banimi, ose që i kanë dhënë ato me qira. Shumë kabina të tjera janë zaptuar prej familjeve që prej vitesh kanë emigruar jashtë shtetit dhe presin privatizimin e tyre, për të përfituar sa të mundin prej këtij procesi. Të gjitha këto familje nuk e përfitojnë statusin e të pastrehëve. Për këtë qëllim, Bashkia e Durrësit ka nisur verifikimin e hollësishëm të të gjitha kabinave të plazhit, me synim verifikimin e familjeve që jetojnë në to dhe për të marrë më pas vendimet e duhura konform ligjit.
Projekti bashkisë
Bashkia e Durrësit ka urdhëruar drejtuesit e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në Plazh, që të nisin një verifikim të hollësishëm, duke kaluar në sitë një më një të gjitha kabinat e plazhit. Ali Karaj, drejtori i kësaj ndërmarrjeje, deklaroi për “standard” se “qëllimi i këtij aksioni është evidentimi i saktë i familjeve që vërtet janë në nevojë dhe nuk kanë asnjë mundësi strehimi, si dhe i atyre familjeve që abuzojnë dhe kanë në pronësi banesa të tjera. Po ashtu, do të verifikohen edhe ata që kanë vite që janë larguar jashtë shtetit e që mbajnë të kyçura një numër jo të pakët kabinash”. Pas këtij studimi, do të jenë drejtuesit e bashkisë, si dhe këshilli bashkiak, ata që do të vendosin se si do të veprohet me familjet që do të rezultojnë se abuzojnë me këtë pronë.
Verifikimi
Kriteret e këtij verifikimi janë: studimi i hollësishëm i personave që banojnë nëpër kabina, statusi që ata gëzojnë lidhur me strehimin, vitin kur kanë hyrë brenda tyre, faturat e shlyerjes së detyrimeve ndaj komunales, KESH-it dhe ujësjellësit, si dhe disa kritere të tjera më të imta. Sipas Karajt, “në plazh rezultojnë 704 kabina, të cilat janë zaptuar në fillim të viteve ’90 nga persona të ndryshëm”. Gjithçka për ndërmarrjen e këtij procesi verifikimi lindi pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Durrësit për t’i kthyer pronarëve një truall në zonën e plazhit, mbi të cilin gjenden 27 kabina, ku janë strehuar po aq familje. Kanë qenë vetë këta banorë, ata që kanë deklaruar se në plazh janë 200 kabina të pushtuara nga njerëz spekulantë, të cilët disponojnë shtëpi banimi dhe i shfrytëzojnë ato për t’i dhënë me qira. Gjithashtu, ka të tjerë që mbajnë të pushtuara një sasi tjetër kabinash, por që prej vitesh ndodhen jashtë vendit dhe që nuk e gëzojnë statusin e të pastrehëve. Kjo kategori shpreson në privatizimin e kabinave, që të mund t’i shesë ato apo të hyjë në marrëveshje me firmat e ndërtimit për të përfituar sipërfaqe nga pallatet që mund të ngrihen mbi këto troje. Komunalja e Plazhit i ka kërkuar shkresërisht Hipotekës së Durrësit dokumentet e pronësisë për të gjitha trojet ku gjenden kabinat, por Hipoteka ende nuk i është përgjigjur kësaj kërkese. Bashkia ka si qëllim lirimin e kabinave të zëna nga njerëz spekulantë, për t’i vënë në dispozicion të familjeve të vendosura nëpër kabinat e ndërtuara mbi troje private, si rasti i sektorit “Iliria”, të cilët do të jenë të detyruar të zbrazin objektet e zaptuara.