Bankat mbledhin para, rrisin interesat për depozitat
07/01/2009 Guvernatori Fullani kërkoi që bankat të jenë aktive duke krijuar likuiditet
Bankat e nivelit të dytë kanë rritur interesat bankare për depozitat. Duke synuar tërheqjen e klientëve dhe shtimin e parasë që ato mund të kenë në qarkullim. Kryesisht tendenca që vihet re është një rritje e normës së interesave për depozitat në monedhat kryesore, por edhe për monedhën vendase. Rritja është për të gjitha llojet e depozitave bankare, ato 3-mujore, 6-mujore dhe ato 1-vjeçare. Norma e rritjes është e ndryshme për banka të ndryshme, por mesatarisht shkon rreth 0,4 për qind.
Depozitat
Gjatë muajve dhjetor dhe gusht zakonisht vihen re lëvizje të tilla të bankave, për shkak edhe të ardhjes së emigrantëve. Fluksi i depozitave nga eksperienca e viteve të mëparshme rezulton të jetë rritur pikërisht gjatë këtyre muajve. Këtë gjë e konfirmojnë edhe të dhënat e Bankës së Shqipërisë. Depozitat nga klientët vit pas viti kanë konsoliduar prirjen në rritje dhe në fund të tetorit totali i depozitave të sistemit ishte 665.9 miliardë lekë ose 5.7 për qind më shumë se fundi i vitit 2007. Depozitat me afat tremujor kanë rritjen më të lartë, sipas vëzhgimit të të dhënave në disa banka kryesore. Madje, disa banka ofrojnë marrjen e interesit brenda muajit. E gjithë kjo situatë është rrjedhojë e tendencës së klientëve për të tërhequr kursimet e tyre nga bankat, nga frika e krizës globale. Kjo tendencë u vu re kryesisht gjatë muajve tetor dhe nëntor të vitit që lamë pas. Sipas ekspertëve të ekonomisë, pritet që kjo masë të japë ndikimet e saj edhe në shtrëngimin e kredidhënies për klientët. Në këtë kontekst, bankierët kanë kërkuar nga banka qendrore uljen e normës bazë të interesit që ka mbetur i pandryshuar prej më shumë se një viti. Mungesa e likuiditetit nga ana e bankave ka sjellë edhe rritjen e normës së interesit për bonot e thesarit.
Kapitalet
Në fjalën e fundvitit Guvernatori i Bankës Qendrore i kërkoi bankave të nivelit të dytë të marrin masa për të ruajtur zhvillimin ekonomik në vend. Një prej kërkesave ishte që bankat të mos shpërndanin fitimet e vitit 2008, por të ruanin kapitalin, si dhe të ishin më aktive në tregun e parasë duke krijuar likuiditetin e nevojshëm. Duke paraprirë kështu të papriturat që mund të sjellë kriza globale financiare gjatë vitit 2009 në vendin tonë. “Vendi ynë gjendet përpara një viti me shumë të panjohura. Nuk do të doja të anashkaloja faktorët e brendshëm, por ka kohë që agjencitë e ndryshme parashikojnë një vit me kontraktim të prodhimit të përgjithshëm botëror”, ka nënvizuar në fjalën e tij Ardian Fullani. Bankat deri më tani kanë preferuar të kreditojnë aktivitete si tregtia, ndërtimi dhe industria. Sipas Bankës së Shqipërisë, shpërndarja e kredidhënies sipas sektorëve të ekonomisë konfirmon se portofoli i kredisë dominohet nga kreditimi i sektorëve të tregtisë me 24.8 për qind, ndërtimit me 14.7 për qind dhe industrisë 15.5 për qind.
Situata
Banka e Shqipërisë u përqendrua vitin që lamë pas në ruajtjen dhe konsolidimin e stabilitetit makroekonomik të vendit, por edhe për qëndrueshmërinë financiare të sistemit bankar. “Sistemi bankar shfaqet fitimprurës. Treguesi i kthimit mbi aktivet për gjithë vitin 2008 pritet të jetë 1.17 për qind, ndërkohë që treguesi i kthimit mbi kapitalin të jetë 14,7 për qind. Niveli i mjaftueshmërisë së kapitalit përbën 17.5 për qind të totalit të aktiveve dhe zërave jashtë bilancit të klasifikuara sipas rrezikut”, është shprehur Guvernatori Fullani. Treguesi i aktiveve likuide ndaj totalit të sistemit, pavarësisht tendencës rënëse prezantohet në rreth 46 për qind, që konsiderohet e kënaqshme.