E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festohet me masdhështi “Nata e Verës” në Elbasan dhe Peqin

Rituali i ditës së verës çdo vit  pasurohet me gëzime, me aktivitete të cilat tashmë jane bërë traditë në qytetin e Elbasanit. Festa filloi natën e 13 Marsit me nje koncert të madh festiv në sheshin " Gensher", në qender të qytetit ku me qindra qytetarë kanë marrë pjesë në një koncert nga grupi muzikor “Deladap” në sheshin para kalasë, organizuar nga Bashkia Elbasan. Qyteti gjatë të gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit ka qenë i mbushur plot, pasi kanë ardhur të festojnë këtë ditë vere, shumë të ftuar nga rrethet të tjera të vendit. Gjatë  gjithë natës kane festuar te rinj, familjarë por edhe të moshuar. Eshtë festuar kjo ditë vere edhe nga banorët e qytetit të Peqinit. Per  të dytin vit rradhazi Bashkia ka organizuar veprimtari të shumta   me rastin e kësaj feste popullore  qe ka një traditë mjaft të hershme. Në sheshin qëndror të qytetit të Peqinit  mbrëmjen e djeshme  është  organizuar " Nata e Verës 2009". Aktivitetit  i ka paraprirë  zhvillimi i i panairit tradicional  i prodhimeve të kuzhinës tradicionale të zonës së Peqinit .Janë prezantuar prodhime dhe  gatime tradicionale  peqinase.  Më pas  nxënësit e shkollës 9-vjeçare dhe ata të gjimanzit të qytetit kanë  zhvilluar në bulevardin kryesor paradën e karnavaleve .Aktivitetet kushtuar Natës së Verës janë mbyllur me një koncert festiv  në sheshin qëndror, i cili është ndjekur nga afro 3 mijë  spektatorë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›