E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamuri, konsultë me KOP

Nga Antena brenda familjes

Flamuri dje kishte ditën e pushtetit të tij. Kishte lënë takim me Lul Bashën që në mëngjes. I kishte kërkuar që të hapte zyrën e KOP, që kish pa u hapur që më 2005.

Turfullonte pak, por mezi priste takimin, se donte të shfrynte diku. Lul Basha e priste bashkë me Aldo Bumçin te dera e zyrës. Pastruesja e kishte hapur, por zyra vinte era lagështirë dhe myk dhe s’mund të futeshin brenda.

- Hë or mixhë, si është puna? - iu drejtua Lulit të parit. - Pse nuk futeni brenda?

- Vjen erë kjo zyra, - tha Luli. - Gjejmë një vend tjetër ose shkojmë te zyra jote?

- Po si të mos vijë erë o mixhë. Ka që më 2005 mbyllur. Dhe ç’të ishte.

- Po ja, ndaj kemi ardhur, - tha Luli. - Duam të ringjallim KOP, por erdhëm të të marrim dhe ty një mendje, se tani ti je këtu si i pari i vendit.

- Po ç’do t’i ngjallni o mixhë? Nuk e shikon si vjen erë zyra si kufomë e vdekur. Nuk ngjallet i vdekuri. Bëni ndonjë marifet tjetër.

E mori fjalën strategu Aldo.

- Po ja, thamë të bënim ca aktivitete, ca forume, ca mbledhje.

- Aldo, ti je bërë si Pilo Peristeri dikur, nuk të merr seriozisht njeri.

- ǒështë ky, - tha Aldo, - se nuk e kemi pas në KOP?

- Jo, jo, ka qenë te KOP i Partisë së Punës ai, s’ka pas punë me ju. Po ja, bënte kështu si ty, si i pafajshëm gjithmonë dhe e përdornin për të thënë gjëra joserioze.

- Mo i fyej njerëzit, - tha Luli. - E para, Aldo është njeriu më me perspektivë që kemi. E dyta, mund të kesh ndonjë qejfmbetje me ne, por duhet të shikosh përtej vetes. Lexo gazetat. Nuk është se dua të mburrem, por p.sh., gazeta “55” mua me ka quajtur xhevahir të diplomacisë shqiptare dhe aset që s’duhet humbur, - u hodh Luli..

- Më vjen keq, - tha Flamuri, - nuk desha t’u shaj në bllok, por këtë të gazetës “55” s’e kam lexuar. S’ma bie ky roja në mëngjes, se i ka mbet zakon nga ai burri që s’e kërkonte kurrë, se e dinte ç’kishte. Dua të them se KOP tani nuk ka emër të mirë. E para, ti je për burg, - tha Flamuri, duke iu drejtuar Lulit. - Dakord që po bën sakrificë për atë burrin, por me gjithë ato proçka që ke bërë, deri në gabime në dokumentet e tenderit, nuk të falet. Se hajde de, gabon njeriu, kur do të marrë ndonjë të madhe, por, të bësh dhe letrat gabim, do të thotë të jesh i paaftë. Aldo, si Aldo. Sa ishte ministër, më plasi buzën. Nuk hiqte as shoferin nga puna. Më mbetën militantët radhë te dera, s’fusja dot njeri në punë. Tani thotë jam martuar me familje demokratësh dhe kam ndryshuar. Po ku e ha unë atë. Jemi djegur ne nga ajo familje. Na ka lënë një herë pushkët në faqe e ka ik ai. Ylli Pango, po e patë ç’na bëri. Na telendisi për një kurvë. Hajde dëgjo njerëzit tani. Kam pas dhjetëra telefonata që të futet në rend dite ai ligji i kastrimit që ka dalë në Çeki, meqë ne i marrim këto ligjet e forta nga Çekia.

- Shiko Flamur, se kjo puna e ligjit të kastrimit nuk është aq kollaj. Lëre, se merrem unë me ligjet. E di unë këtë punë si bëhet, - tha Aldo. - Një herë duhet bërë lista e personave që kap ligji, pastaj rregullohen nenet sipas personave dhe pastaj hapet debati. Mos e hap këtë debat, pa ditur kë zë ligji.

- Ja, prit të bëjmë një listë shpejt e shpejt, - tha Flamuri. - Shënoi në krye Ylli Pangon. Të dytin shënoi Fatmir Mediun…

- Edhe këtë e zë, - tha Aldo.

- Këtë e zënë të gjitha ligjet, - tha Flamuri, - por mos më pengo.

Vazhdoi më poshtë me Genc Rulin, pastaj me Genc Pollon…

- Po ky Pollo, dhe ky?! - tha Aldo.

- Ohu, ky më çmendi, se ç’ka pas një sekretare dashnore te Ministria e Arsimit dhe më telefononte çdo mëngjes, thoshte “aman mos ma heq Fatos Beja”. I thashë, rri rehat se Fatosi s’merret me ato punë. Pastaj filloi të më fliste për një sportiste, sikur ta marrim në PD, një që ka mbiemër seksual. Ik o Genc, i thashë, merre në Kryeministri po deshe, PD nuk e prish unë. Po mos më pengo sa ta bëj listën, d.m.th., Pango, Ruli, Pollo, Basha…

- Edhe mua? - tha Luli i çuditur.

- Llafe janë,- tha Flamuri. - Po të dëgjosh ata që kanë parë videon, thonë që duhesh kastruar, po të dëgjosh Jozefinën, thotë s’ka faj, ka ardhë nga Holanda, nuk ban për atë punë…

Ndërhyri Aldo.

- Flamur, nuk bëhet kështu lista. Ti po fut në listë ata që duhen kastruar vërtet. Ne nuk i bëjmë kështu listat. Ne i bëjmë listat se kush është kundërshtari që duhet goditë dhe shënohen emrat. S’ka lidhje me tematikën.

- Pa ja, na e bëj ti, si bëhet? - i tha Flamuri.

- Ja, me A- Aleksandër Biberaj, - tha Aldo. - Me B- Besnik Mustafaj, Bujar Leskaj, me Ç- Çimi i Fushë-Krujës, si e ka, me D- Pal Dajçi, fute e kështu me radhë fut Sali Shehun, Sami Gjergjin, Gaz Oketën …kë të them tjetër. E di ti mo, këta që janë me Bamirin, të gjithë. Pastaj nxjerrim ligjin. Kështu e kemi praktikën ne.

- Ëhë, këtë e di unë, - tha Flamuri. - Ky është ligj për armiqtë e brendshëm. Unë them të bëjmë një listë për t’i tremb.

- Unë them Flamur, - tha Luli, - ta mbyllim këtë punë. Ne po të japim një projekt për listën tonë të deputetëve, ti pastaj diskutoje dhe na kthe përgjigje.

- Ne kemi qenë korrektë, - tha Aldo, - kemi mbajtur kontakte të rregullta me familjen dhe ata janë të kënaqur.

- Mirë, mirë, - ndërroi ton Flamuri, - do pyes. Po kur kam folë herën e fundit, ai burri më tha që KOP s’mund të përsëritet, është me një përdorim.

- Si me një përdorim? - tha Aldo.

- Si të të them unë o Aldo, - i tha Flamuri, - si punë e prezervativit, njëpërdorimsh. Ja, pyet Lajla Përnaskën, se ajo na ka pas dhënë të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›