E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA, kontroll për doping në Barcelona

Valdés, Piqué, Puyol, Villa, Iniesta, Bojan, Jeffren, Keita, Adriano dhe Abidal janë lojtarët e Barcelonës të cilët i janë nënshtruar një kontrolli të UEFA-s për doping.

Komisionerët e shtëpisë evropiane të futbollit kanë bërë një vizitë “surprizë” në Ciudad Deportiva të Barcelonës për të bërë kontrollet. Kjo është hera e tretë brenda këtij sezoni që UEFA paraqitet në ambientet e klubit katalanas për kontrolle. Barcelona zhvillon finalen e Ligës së Kampionëve më 28 maj kundër Manchester United.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›