E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beson në pozitën e katërt

Nga Express më 11 maj 2011 në ora 17:55

Francesco Totti beson se Roma mund ta kap pozitën e katërt në Serie A, e cila qon në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen.

Ekipi ‘Giallorossi’ gjendet në pozitën e pestë, me dy pikë më pak se Udinese, e cila është e katërta, dy xhiro pa përfunduar sezoni.

“Është ende gjithçka e hapur, mungojnë edhe dy ndeshje dhe jemi dy pikë prapa Udineses. Duhet të shpresojmë në një dështim të këtij ekipi në njërën nga dy ndeshjet e mbetura. Ky fakt do të na mundësonte që t’i kalojmë, edhe pse nuk do të jetë e lehtë”, thotë kapiteni i Romës për ‘Sky Sport 24’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›