E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disa qindra refugjatë mbyten para brigjeve të Tripolit

Nga Express më 11 maj 2011 në ora 18:30

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, para brigjeve të kryeqytetit të Libisë, Tripoli, është fundosur një anije me siç duket 600 refugjatë në bord.

Deri tani forcat shpëtimtare kanë arritur të nxjerrin nga deti 16 viktima.

Organizatat humanitare dhe Kombet e Bashkuara i bënë thirrje edhe njëherë Bashkimit Evropian dhe NATO-s që të ndihmojnë për shpëtimin dhe përkujdesjen ndaj refugjatëve libian me barka.

Rrethanat jetësore në Libi, sipas të dhënave të ndihmësve ndërkombëtar, po bëhen gjithnjë e më të vështira. Mungojnë prodhimet ushqimore dhe ilaçet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›