E Shtunë, 31 Tetor 2026

Princesha

Elena Gjika alias Dora dIstria ishte nje nga grate e pakta te famshme te shekullit XIX. Lindi ne Konstance te Rumanise me 22 janar 1828. Princesha me prejardhje shqiptare ishte nje intelektuale e permasave evropiane. E njohur jo vetem si shkrimtare publiciste gjeografe historiane politologe folkloriste kompozitore piktore por zoteronte 9 gjuhe te huaja ishte nje intelektuale e rralle per kohen kur jetoi. Me studimet e saj te shquara pasqyroi realisht vlerat madheshtore te botes evropiane

Elena Gjika alias Dora dIstria ishte nje nga grate e pakta te famshme te shekullit XIX. Lindi ne Konstance te Rumanise me 22 janar 1828. Princesha me prejardhje shqiptare ishte nje intelektuale e permasave evropiane. E njohur jo vetem si shkrimtare publiciste gjeografe historiane politologe folkloriste kompozitore piktore por zoteronte 9 gjuhe te huaja ishte nje intelektuale e rralle per kohen kur jetoi. Me studimet e saj te shquara pasqyroi realisht vlerat madheshtore te botes evropiane.

Ajo ka kryer studime dhe analiza thelbesore te shume problemeve te cilat mbeten aktuale. Mbetet nje shkencetare e rralle ku i zgjeroi studimet e saj mbi folklorin politiken historine jeten material dhe shpirterore te shume popujve jo vetem per popullin shqiptar dhe rumun por edhe atij zviceran francez spanjoll italian grek etj. pra te popujve te Evropes Juglindore Lindjes se Aferme Lindjes se Larget etj. Kur shkruan per Francen pasqyron vlerat madhore te nje kombi qe me te drejte quhet djepi i qyteterimit modern boteror. Ishte nje luftetare e flakte e emancipimit te popujve te vegjel kishte nje dashuri ndaj popujve te Ballkanit. Kishte vizione shume te qarta politike ne sherbim te popujve te vegjel. I studionte ato duke mos e harruar Shqiperine. Ne nje nga veprat e saj te shumta mbante nje qendrim te prere e te rrepte ndaj sundimtareve te qeverive absolutiste qe i ngaterrojne popujt me njeri-tjetrin dhe mbyllin shtigjet e lirise...

Dora dIstria ishte nje eksploratore e vertete. Ne vitin 1900 si nje nga udhetaret me te famshme te shekullit te 19-te i dedikuan nje liber per te gjitha udhetimet e saj. Nje veper shume interesante ku ne faqet e ketij libri del ne pah edhe talenti i saj si piktore. Ajo ka bere shume piktura me pamje te vendeve ku ka eksploruar.

Dora dIstria i kushtoi nje kujdes te posacem ceshtjes shqiptare. Nder te tjera shkruante Nje popull si yni nuk mund te vdes dhe une dua ta besoj se nuk do te vdesim pa e pare atdheun e cliruar nga zgjedha e barbareve nuk mund te le pa permendur edhe kontributin e saj ne emancipimin e gruas barazine gjinore dhe te drejtat e njeriut ne mbare boten. Qendrimi i saj ndaj rolit te grave dhe ndikimit te tyre ne jeten shoqerore kulturore e arsimore politike luftarake evidentoi konceptet e saj per te ardhmen dhe vendin e rendesishem qe duhet te zere gruaja ne shoqeri si gjysma e popullsise se botes. Ne vepren e saj Grate e para nga nje grua nder te tjera hedh poshte tezat e gabuara per inferioritetin intelektual e moral te gruas jo per sentimentalizem ndaj seksit te saj por e bindur se mbronte nje ceshtje te drejte shoqerore. Te mbrosh te drejtat e gruas dhe interesat e saj nuk do te thote ti besh padrejtesi burrave. Perkundrazi te luftosh e te fitosh per gruan do te thote te luftosh e te fitosh edhe per burrin...

Ne vepren e saj Grate e Lindjes me udhetimet e shumta qe beri neper Evrope sidomos ne Evropen Lindore i dhane asaj nje mundesi te paraqiste nje tablo te qarte te jetes se gruas se ketyre aneve. Ne kete veper Princesha ia kushton shqiptareve librin IV te vellimit te pare. Me bejne pershtypje rreshtat qe dua ti citoj Nga mosha 16-vjecare grate mirditore me kobure ne brez ecin krenare te shoqeruar nga qen te medhenj. Te shkatheta dhe krenare per to eshte i huaj cdo argetim. Te veshura me nje kemishe te bardhe te qendisur me te zeze. Me nje mantel te bardhe te hedhur supeve dhe nje perparese te qendisurhellip ndersa grate shkodrane ne pazarin e Shkodres iu duken si nje ballo me kostume. Per grate e Toskerise shkruan ajo Grate e kesaj pjese te Shqiperise mund te kishin sherbyer si modele te Fidias e te Praksitelit.

Fale udhetimeve te shumta qe kishte bere per te njohur jeten zakonet e popujve te ndryshem ajo eshte gruaja e pare qe ne vitet 1800 arriti si alpiniste ne Alpet e Zvicres por gjithashtu eshte e para qe kaloi me not lumin e rrembyeshem Istria.

Ceshtja shqiptare eshte nje problem qe ajo e ka trajtuar me shume dashuri dhe pergjegjesi kjo tematike trajtohet gjeresisht ne leterkembimin me De Raden Garibaldin me dijetarin hungarez Hygo Melxel. Duke u marre me lashtesine e popullit tone ne nje leter derguar dekanit te Fakultetit te Letersise te Universitetit te Dyzhonit Lui Banlev ajo thoshte se ka pasur shkrimtare te cilet jane perpjekur ti paraqesin shqiptaret si sllave. Ajo theksonte se ata gjenden aty ku jetojne edhe sot. Ne vepren Greqia para grekeve ajo nenvizonte se shqiptaret jane kombi me i vjeter i Gadishullit Ballkanik dhe se aty ka pasur nje qyteterim paragrek. Emrat e shume qyteteve te popullsise pellazge shpjegohen vetem nepermjet gjuhes shqipe...

Ne shume shkrime Dora dIstria ka synuar te evidentoje rolin e paraardhesve te shqiptareve ne qyteterimin boteror. Nder te tjera ne tetor te vitit 1878 ne nje nga shkrimet e saj shkruante se populli i Ligurise se bashku me popullin shqiptar perfaqeson qyteterimin me te vjeter te Evropes. Nje vit me vone ajo i pohonte atij se Bajroni e ka shikuar Shqiperine dhe popullin e saj me syrin e nje shqiponje qe eshte veti e nje gjeniu dhe se shqiptaret jane keqtrajtuar nga diplomacia evropiane. Per kete theksonte gabimet e Kongresit te Berlinit duke u ndare tokat shqiptare fqinjeve...

Qendrimi i Dora dIstrias ndaj ceshtjes kombetare shqiptare shpjegohet me dashurine ndaj rrenjeve te saj me brumosjen me kulturen e gjere evropiane dhe shkollat prestigjioze qe kishte kryer me shpirtin e saj patriotik me inteligjencen e rralle. Do te doja ta quaja e bindur pararendese e nje Evrope pa kufi. Ajo mbetet nje pishtare e lirise vellazerimit e perparimit modern te popujve te Ballkanit dhe te Evropes. Ne studimin e Dora dIstrias Marko Polo Kristofor Kolombi i Azise Trieste 1869 theksonte se shqiptaret mund ti pushtosh por kurre armiqte e tyre nuk mund ti mposhtin ata - pra liria u perket ketyre popujve...

Ajo ishte nje aristokrate e vertete me nje bukuri te rralle fizike dhe shpirterore dhe me nje inteligjence te rralle do te desha ta quaja keshtu se per sa i perket kultures ajo ishte hallka lidhese mes Lindjes dhe Perendimit. Ajo ftohej dhe pritej nga princer dhe mbreter princesha dhe mbreteresha. Kerkohej mendimi i saj ne shume fusha te jetes. Gazeta te medha evropiane shtepi botuese prestigjioze prisnin me padurim shkrimet studimet dhe librat e saj cdo gje e shkruar nga dora e saj do te ishte nje ngjarje per ta.

Jehona e veprave te saj ne shtypin e asaj kohe ishte madheshtore. Pati lidhje me qarqet me te larta te asaj kohe. Ajo e nxiti poetin e madh amerikan Longfellou te shkruante poemen e famshme per Skenderbeun. Me pas grate dhe vajzat shkodrane i dhuruan Elena Gjikes nje pene prej argjendi me punim filigrami bashke me mirenjohjen e thelle ne emer te gjithe vajzave dhe grave shqiptare.

Jam shqiptare - thoshte kudo. Akademiku Luis Benloeu prof. i gjuhes greke dhe latine ne Universitetin e Parisit aq shume u ndikua nga veprat e saj sa mesoi gjuhen shqipe nga Dora dhe shkroi shume vepra te cmuara per Shqiperine dhe shqiptaret.

Intelektuale e njerez te shquar italiane i dhane titullin Mbretereshe e Grave me 1862 u be qytetare nderi e Athines duke u bere personaliteti i dyte pas Bajronit qe e fitoi nje nderim te tille te madh. Me pas ne Stamboll etj.

Patriotet e Rilindjes dhe arbereshet ia kane shprehur mirenjohjen me nje permbledhje poezish Zonje Ljene Gjika. Ndersa Garibaldi e quajti Motra ime trime. Vdiq ne vilen e saj ne Firence ne vitin 1888 e rrethuar nga qindra miq dhe personalitete te kohes. Gjithashtu e rrethuar edhe nga lulet apo pemet e rralla qe gjendeshin vetem ne kopshtin e saj te mrekullueshem.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›