Tirane oficeri i Gardes mbahet i ndaluar per plagosjen ne lokal
TIRANE - Kamerieri 21-vjecar i cili eshte plagosur me arme zjarri ne shpatull te shtunen dy dite me pare ne nje lokal ne Tirane nuk ka qene ne gjendje te identifikoje autorin e ngjarjes. I pyetur nga oficeret e Policise Gjyqesore ne Spitalin Ushtarak ku i plagosuri Shpat Ruci po merr mjekimin ai ka thene se nuk eshte ne gjendje te kujtoje personin qe e ka qelluar me arme. Hetuesit e policise i kane treguar te plagosurit nje fotografi te personit te dyshuar gardistit Fatos Skeja por i plagosuri ka shfaqur pasiguri duke mos arritur te drejtoje gishtin ndaj oficerit Fatos Skeja. I riu ka deklaruar se nuk eshte shume i sigurt nese personi qe e ka qelluar ka qene oficeri i Gardes. Shpat Ruci megjithate ka thene se gardisti Fatos Skeja ndodhej ne tavoline me personat qe kane debatuar me kamerierin per cilesine e sherbimit. Nje rrethane tjeter lehtesuese per oficerin e Gardes se Republikes Fatos Skeja eshte edhe arma me te cilen eshte qelluar ne shpatull kamerieri 21-vjecar. Sipas eksperteve kriminaliste Ruci eshte plagosur me arme zjarri tip pistolete te kalibrit 9 milimetra. Burime nga policia thane se nga ekzaminimi balistik nuk ka rezultuar qe arma e perdorur per plagosjen e te riut te jete ne serine qe perdorin efektivat e Gardes se Republikes. Rrethanat e ngjarjes qe ndodhi mesditen e se shtunes mbeten ende te paqarta per grupin hetimor edhe pas shoqerimit te oficerit te Gardes ne ambientet e Komisariatit nr.1 por edhe pas deshmise se te plagosurit. Sektori i hetimit te brendshem ne Garden e Republikes ka nisur hetimet ne lidhje me ngjarjen. Gjate marrjes ne pyetje ne Komisariatin nr.1 te policise se Tiranes oficeri Fatos Skeja nuk ka pranuar te kete qelluar njeri. Ai nuk ka pranuar qe ka pasur me vete as armen e sherbimit pasi ne ate kohe ka qene duke drekuar me miqte e tij.